E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Evropë me gjuhë antishqiptare

22-09-2012 / Gazeta 55

Shpresa e kreut të opozitës për të bllokuar statusin e kandidatit është përqendruar tek lobingu i pacipë pranë qarqeve majtiste në Bruksel. Në takimin me drejtues të Parlamentit Evropian, Edi Rama ka shqiptuar idenë e ndarjes së statusit në një proces me dy faza, ide e cila përkrahet vetëm nga serbët si dhe nga ksenofobë që kërkojnë bllokimin e anëtarësimit të çfarëdo shteti nga Evropa Juglindore

Merak të madh e ka Edi Rama marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë tani afër. Kur ky fakt duket se është thjesht dhe vetëm çështje kohe dhe kur Edi Rama ka kuptuar se nazet e tij për bllokim të ligjeve që kërkojnë votim të cilësuar nuk ndikojnë përballë vullnetit të mazhorancës dhe shumicës së shqiptarëve për përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së, ai, kryetari i PS-së (Edi Rama), ka filluar të masturbohet me idenë e marrjes së statusit të vendit kandidat me dy etapa, me dy kohë të ndryshme. Dukshëm për atë, etapa (koha) e parë është këtë vjeshtë dhe etapa (koha) e dytë, për të cilën ai po lobon fort, pret që të jetë pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Këshilltarët e tij, për më tepër edhe vetë ai, nuk e kanë çuar ndonjë herë në mendje këtë gjetje me “dy kohë”, po të mos ia shtinte në mendje disa ditë më parë
Hannes Swoboda, Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, i cili sugjeronte që edhe, në qoftë se çështjet e mbetura zgjidhen, Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat për në BE, por me dy etapa. Me këtë sugjerim, Swoboda shkonte edhe më tej, kur shtonte se Shqipërisë t’i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por negociatat për anëtarësim të fillojnë në një etapë (kohë) të dytë, vetëm pasi, sipas tij, të konstatohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të denjë.
Kaq deshi Edi Rama.
Në pritje që “sugjerimi” i Swobodas të rimerrej e artikulohej edhe nga ndonjë tjetër socialist e Demokratë në Parlamentin Europian, por edhe i zhgënjyer se ky sugjerim ishte “një zë i vetëm në shkretëtirë”, Edi Rama e artikuloi vetë. Ndërsa për garanci dhe i ndërgjegjshëm se artikulimi i tij “do të binte në vesh të shurdhët”, urdhëroi deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, të bojkotojnë diskutimin në këtë komision për projektligjin e Gjykatës së Lartë, vetë, nga Brukseli, shfrytëzoi një ekspozitë hartash shekullore të Shqipërisë për “ti dhënë mend” pjesëmarrësve ndërkombëtarë, krerëve të Parlamentit Europian në këtë ekspozitë, nëpërmjet një “mesazhi të qartë”.
“Ju kërkoj të jini dhe vigjilentë. E di nga përvoja e hidhur, se zgjedhjet në Shqipëri mund të fitohen dhe humben, jo me vota, por me manipulime dhe vjedhje. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Ju kërkoj të jini vigjilentë dhe të kuptoni rrezikun, dhe ju kërkoj të qartësoni paraprakisht pasojat serioze për ambiciet europiane të Shqipërisë...”, ishte “mesazh i qartë” i Edi Ramës, adresuar krerëve të Parlamentit Europian.
Nëpërmjet këtij mesazhi, dukshëm Edi Rama tenton të shtyjë kohën e marrjes së statusit të vendit kandidat, të paktën kufirin e etapës (kohës) së dytë, pas zgjedhjeve të vitit 2013.
I mësuar me vjedhje zgjedhjesh për kreun e bashkisë së Tiranës, Edi Rama vërtetë ka filluar të besojë se ato (zgjedhjet) vetëm ashtu mund të fitohen. Ndërkohë nuk do ta besojë, se zgjedhjet janë një garë e ballafaqim arritjesh e programesh. Ndërsa për arritje Edi Rama nuk ka se çfarë të servirë për zgjedhjet e vitit 2013, veç nazeve të tij për bojkot, të çdo gjëje për asgjë, ai as program nuk ka. Një të tillë nuk e ka pasur as në zgjedhjet e vitit 2009, vetëm në qoftë se quan program, kutinë e kartonit që ia rrasi publikisht Rexhep Meidanit në dorë, të mbushur virtualisht me “7 drejtime themelore”, me “100 masa” dhe me “1000 faqe”.
Nga ana tjetër, Edi Rama më tepër se “mesazhi i qartë” i tij ndaj ndërkombëtarëve për shtyrjen e kufirit, të paktën për etapën (kohën) e dytë, të marrjes së statusit të vendit kandidat, ka hallin e madh të mungesës së arritjeve e të një programi elektoral. Dhe duke nxjerrë si alibi humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës në vitin 2013, tenton që këtë humbje ta ngjizë si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në një etapë (kohë) të dytë.
Por ai këtu harron një gjë të madhe.
Kushti i zgjedhjeve, si i tillë ishte një prej 12 rekomandimeve të BE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat. Dhe për deri sa “modifikimi i kornizës legjislative për zgjedhjet në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, si dhe siguria se zgjedhjet do të kryen në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare”, si kushte u përmbushën e finalizuan me Kodin e ri Zgjedhor, të miratuar edhe me vullnetin dhe pëlqimin e Edi Ramës, atëherë tentativa më e fundit e tij, e kthen atë në kohën e vënies së kushti mbi kusht, sikurse bënte deri pak më pak se një javë më parë, me kushtin për kushtin e miratimit të heqjes së imunitetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›