Unazës së Madhe të Tiranës i shtohen edhe 3.2 km të tjerë. Olldashi inspekton punimet
3.2 km të tjerë të Unazës së Madhe, konkretisht segmenti nga “Komuna e Parisit” deri në rrethrrethrotullimin e e Saukut do të jenë të hapur për trafikun në fillim të muajt tetor duke i cuar në 6 km e unazës së re të hapura për trafikun.
Pjesë e këtij segmenti janë edhe katër mbikalime me katër korsi, tre mbikalime për rrugët dytësore si dhe tre nënkalimet për këmbësorët të gjitha të përfunduara dhe asfaltuara. Hapja e njerit krah të këtij segmenti do t’i shërbeje të gjithë trafikut që kalon në këtë zonë, ndëerkohë që punimet do të vazhdojnë për asfaltimin e krahut jetër.
Lajmin e dha ministi i Puneve Publike dhe Transportit gjatë një inspektimi që bëri në segmentin Komuna Parist –Rrethrrotullimi i Saukut, një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës në ndërtim.
Sinkron
“Punohet për asfaltimin e 3.2 km të Unazës së Madhe të Tiranës, konkretisht segmenti nga Qendra “Kristal” deri në rrethrrotullimin e Saukut të cilëve iu bashkohen edhe 2.8 km të cilët ne i kemi hapur nga rrethrrotullimi i Saukut deri në Tirana East Gate. Ne shpresojmë qe brenda një periudhe 2 javore do të hapim për trafikun dy korsi për të vazhduar punimet në korsistë e krahut tjetër për të lehtësuar në këtë mënyrë të gjithë trafikun që vjen nga zona e Tiranës së re, rruga “Komuna e Parisit” drejt pjesës Lindore dhe rrugës së Elbasanit”- tha ministri Olldashi
“Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve ka tenderuar tashmë 2.6 km të tjera nga qëndra “Kristal” deri tek shkolla “Teknologjike”për të bashkuar në këtë mënyrë Unazën nga Tirana East Gate deri tek rrethrrotullimi i Doganës duke bërë të mundur në këtë mënyrë një lehtësim të trafikut që sot kalon përmes kryeqytetit”.
Ndër të tjera z. Olldashi informoi se ka përfunduar projekti i detajuar për zbatimin e një tjetër segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe, atij nga Tirana East Gate në drejtim të krahut Lindor, “Kombinatit të Autotraktorëve” dhe urës së Brarit ku unaza do të lidhet me rrugën e Arbërit .
“Në këtë mënyrë materializohet cdo ditë e më shumë po një projekt madhor infrastrukturor në vend që e lehtësonTiranën nga shumë andralla që i ka shkaktuar deri më sot trafiku i mjeteve të rënda dhe trafiku me destinacione të ndryshme nga kryeqyteti, por që është i detyruar të transzitojë mespërmes Tiranës”- tha Olldashi.