E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama në Firence: Renzo Bossi është diplomuar në një universitet ku nuk studiohet, por paguhet

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me studentë shqiptarë në Firence, ka komentuar edhe çështjen e diplomës së Renzo Bossi-t. Diploma e Bossi-t për për menaxhim- biznes nuk është marrë në një universitet ku studiohet, por ku paguhet për një diplomë, tha Rama.

Në Shqipëri, ka shpjeguar Rama, pas reformës së vitit 2005 që ka liberalizuar sistemin, janë hapur shumë universitete private, disa të mirë, por shumë janë fabrika diplomash me pagesë, vijoi Rama.

Mediat italiane raportojnë se Rama ka thënë se ai universitet është i dorës së dytë. Problemi se kush paguan për tu diplomuar, me rastin Renzo Bossi ka mbërritur edhe në Itali, ka thënë Rama.

Rama pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e Firences, ndërsa ka biseduar për tre orë me studentët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›