E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi, sulm Arben Malajt: Ti po i shërben Berishës!

Share

Deputeti socialist, Arben Malaj, dhe kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, kanë debatuar në emisionin Fakt në UTV rreth qëndrimit të opozitës për zgjedhjen e presidentit. Debati ka qenë i ashpër, pasi Arben Malaj mbronte idenë se opozita nuk duhet ta bojkotojë procesin, ndërsa Gjinushi mbronte tezën se nëse Berisha nuk pranon një kandidaturë konsensuale, opozita nuk ka pse bëhet fasadë e tij në Kuvend. Debati rriti tonet shumë kur Malaj këmbëngulte se opozita duhet të provojë të votojë dhe kandidatë jo konnsesualë, duke iu referuar zotit Nano. Debati mes tyre u acarua, pasi Gjinushi theksoi faktin se Nano është në lojën e Berishës dhe se qëndrimet e Malajt nuk janë qëndrime të opozitës, por të Berishës. Ti po i shërben Berishës, i tha Gjinushi Malajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›