Edi Rama per programin Kasandrat dhe Obamizat

Edi Rama ishte nje twitter nje blog nje editorial dhe nje liber larg fitores ne zgjedhjet e radhes. Qe prej se martes ai dhe partia e tij jane nje program larg. Dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe. Si per socialistet si per demokratet si per opoziten ne pergjithesi dhe mazhorancen ne vecanti...
Nga Alfred Lela
...shte lajm i mire sepse me ne fund kemi opoziten qe kerkuam. Kjo kolumne vazhdimisht e ka mbajtur yryshin tek Edi Rama dhe opozitarizmi i tij allasoj ku perziheshin Obama me Chavezin Third way me Orange Revolution. E te gjithe rrinin keq brenda nje molotovi politik shishja e te cilit sperdridhej rrezikshem ne qiellin e ulet te Shqiperise. Por Edi Rama i iku me ne fund komatozes politike mpirja e se ciles ia bente te besueshme nje ardhje ne pushtet nepermjet rruges. Ai pas kercenimeve te para per dhune me ane deputetesh kamikaze qe kerkonin te nxirrnin nje Bastije nga Pallati i Kongreseve u terhoq. Ne shenjterine e kesaj terheqjeje dhe pensiviteti iu kthye publicistikes blogjeve e formes me te eperme te komunikimit librit. Politikisht u be me i paster dhe me konkurrues kur hodhi ne treg nje jave para librit edhe draft-programin mbi te cilin do te mbeshtetet platforma elektorale e Partise Socialiste.
Tani ai eshte bere politikisht relevant te pakten me elektoratin e tij. do perpjekje per ta lincuar edhe pse ai po luan sipas rregullave te opozitarizmit eshte para se gjithash anti-opozitarizem.
Po pse eshte inkurajuese sjellja e re politike e z. Rama dhe opozites socialiste Ne krye fare nuk eshte blasfemi te jesh ideologjikisht kunder opozites se vendit tend por te terhiqesh nga konstruktiviteti i saj. Qofte edhe me shpresen se nje opozite me program e ide ben edhe palen tjeter me programatike dhe me ideore. Se dyti nje opozite konkurruese ne vend te nje opozite dekonstruktive i ben mire ingranazhit social te vendit. Mane tjeter nese dyshimi eshte metodika qe zgjedhim per ta dekriptuar programin dhe qendrimin e ri te opozites duke thene se e gjithe paja e re politike e ka fishekun ne te duhet te jemi gjithashtu gati te presim. Te presim qe opozita ta argumentoje programin e saj duke paraqitur edhe pse-te si-te dhe kur-et per te.
Programi i z. Rama eshte pike se pari universal. Ne te verehet perpjekja per te mos lene jashte asnje kategori sociale duke guxuar te shkohet edhe djathtas me trajtimin qe drafti i ben ceshtjes se te perndjekurve politike dhe pronareve. Sic verehet edhe prirja nga populizmi sidomos ne dy ceshtje thelbesore e universale sic jane sistemi i taksimit dhe ai shendetesor. Per perkitje ndoshta jo dhe aq rastesore sistemi shendetesor universal dhe taksimi progresiv qene e vazhdojne te jene ne krye te axhendes se Shtepise se Bardhe nen demokratet e Obamas. Dy ceshtje kompleksiteti dhe kontroversialiteti i te cilave rrezikojne ta kthejne Barack Obamen e Yes we can ne nje Jimmy Carter te No we couldnt.
Gazeta Mapo