E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama po fshihet pas grave që keqtrajton

Akuza për kreun e PS-së edhe nga Ilir Meta

TIRANE - Në konventën e Lëvizjes së Gruas në Integrim kryetari i LSI-së, Ilir Meta iu referua kryesocialistit Edi Rama, se po fshihet pas grave që keqtrajton, për të sulmuar kreun e LSI-së nga familja, por kjo tha Ilir Meta, nuk e shpëton atë nga përballja direkte me mua.
“Është ky zyrtar i PS-së i cili për fat të keq po tregon çdo ditë edhe më shumë se nuk ka asnjë respekt për grat dhe për vajzat shqiptare. Sepse vazhdon  duke i përdorur ato sepse i përdor vetëm për të sharrë apo për të provokuar Kryetarin e LSI-së apo funksionar të tjerë të kësaj partie. Natyrisht kjo është një çështje e tij që t’i përdor apo të fshihet pas tyre, ashtu sikurse është çështja e tyre që të keqpërdoren. Ai duhet ta ketë të qartë, se sado që të fshihet prapa grave që keqtrajton nuk mund t’i fshihet përballjes me Ilir Metën. Është e vërtetë se ai keqpërdor disa gra në partinë e tij për të sulmuar Ilir Metën nga familja”, ka nënvizuar kreu i LSI.
Ish-kryeministri Ilir Meta tha gjithashtu se Rama përfaqëson pushtetarin që për 11-vjet rresht nuk ka qenë për asnjë ditë të vetme në opozitë. Sipas Metës, Rama nuk përfaqëson asnjë politikë të re, pasi ai s’ka bërë një plan të përgjithshëm rregullues për bashkinë e Tiranës.
“Është koha të na thuash se çfarë ke bërë gjatë 11 viteve pa ndërprerje në pushtet. Është koha të na thuash pse nuk ke bërë për 10 vjet gati, kryetar bashkie, një plan të përgjithshëm rregullues për bashkinë e Tiranës dhe, sigurisht, se kjo ka qenë me qëllim për ta shkatërruar Tiranën, ashtu sikurse ka ndodhur çdo ditë, përmes degradimit dhe betonizimit që po pëson ky qytet, ku fëmijët nuk ka më se ku të luajnë. Ka ardhur koha që tu thuash shqiptarëve se cilat janë meritat e tua në këto 10 vjet në krye të këtij qyteti. A mos do tu thuash se ti ke i ke kthyer rinisë së Tiranës parkun Rinia? Nuk i gënjen dot sepse parkun Rinia rinisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ia ktheu Ilir Meta kryeministri i asaj kohe. Tirana është shkatërruar për shkak të betonizimit të bërë nga Rama”, u shpreh më tej kryetari i LSI-së. Në fund, Ilir Meta e ka akuzuar kreun e PS-ës se po thur plane ndaj tij, si dhe ka shprehur gatishmërinë që të përballet hapur me të.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›