E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania depoziton certifikatën e ratifikimit të Shqipërisë në NATO

Në Uashington

TIRANE - Gjermania ka depozituar pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, në Uashington certifikatën e ratifikimit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë mënyrë Gjermania përmbyll procedurat lidhur me anëtarësimin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sipas një deklarate për shtyp të zëdhënësit për shtyp, Bernhard Dresbach thuhet se “qeveria federale e Gjermanisë është e bindur, se anëtarësimi në NATO i Shqipërisë do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”.
Gjithashtu në këtë deklaratë shkruhet se qeveria federale do të vazhdojë të mbështesë e angazhuar Shqipërinë me masa konkrete. Ndër to përfshihen dërgimi i këshilltarëve nga Gjermania, shkëmbim personeli, mbështetje në fushën e arsimit, ndihma materiale dhe konsultime periodike mbi çështje që lidhen me politikat e sigurisë dhe ato ushtarake.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›