E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, qëndrim albanofob, i bllokoi Shqipërisë statusin e vendit kandidat

06-09-2013 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë i kujtoi shqiptarëve se përmes mosvotimit të 3 ligjeve, Edi Rama i bllokoi Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat. “Shqiptarët duhet ta dinë, se për asnjë vend, nuk ka ndodhur ndonjëherë ta pengohen për tre ligje, për të cilat nuk kishte vakum. Po, ka ndodhur kur është bërë fjala për krime kundër njerëzimit, dënimet e tyre etj, por jo për ligje për të cilat nuk ekzistonte asnjë vakum në legjislacionin shqiptarë. Pavarësisht nga kjo më e paimagjinueshmja ishte që shqiptarët të kundërshtonin votimin e këtyre ligjeve. Nuk ishte e para që u vendosën tre ligjet, pavarësisht nga komenti im, që nuk janë vendosur për asnjë vend, përsëri dua të them dhe të jeni të sigurtë se nuk do të nguroja të shprehja ndryshe mendimi, vendosja e tyre nuk dëmtonte shqiptarë, përkundrazi votimi i tyre e bënte procesin, një proces tërësisht të pranueshëm. Duke votuar këto ligje të dy palët dëshmonin në Shqipëri përkushtimin dhe angazhimin e tyre për këtë proces jetik, kaq ishte domethënia e një kushti, të cilin siç dihet u shndërruar në një pengese dhe shtyrje për dy vite me radhë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Por këto ligje u votuan dhe është në meritën e madhe dhe të padiskutueshme të punës së institucioneve të këtij shteti, të cilët sollën Shqipërinë në fazën në stadit për të marrë statusin e vendit kandidat për të cilin jam i bindur se do ta marrë në dhjetor të vitit që vjen” - theksoi ai. Kryeministri rikujtoi politikën armiqësore ndaj shqiptarëve të ushtruar nga PS si gjatë anëtarësimit në NATO ashtu edhe gjatë procesit të liberalizimit të vizave me protesta, trumbeta dhe bori në parlament. “Nuk ekziston në Europë një politikë armiqësore ndaj shqiptarëve, absolutisht, përkundrazi , kjo është periudha e solidariteti më të jashtëzakonshme në historinë tonë kombëtare të vendeve europiane, kombeve të zhvilluara. Por është shumë e gabuar të mendohet se nuk ekzistojnë albanofobët. Harrohet se ndaj këtij kombi përsëri projektohen atavizma, të cilat eksitojnë në të gjitha nivelet, ekzistojnë në të gjitha institucionet. Kur ne firmosnim Marrëveshjen e Stabilizim-Asoociimit, Edi Rama fuste trumpeta e bori në Parlament, për t’i thënë Europës se ky nuk është parlament, por është një park zoologjik dhe se i tillë është parlamenti shqiptar. Kur ne lobonim për ratifikimin marrëveshjes së Stabilizim asoociimit, shpërndante letrat tek partitë  e majta dhe partitë ekstremiste të mos e ratifikonin marrëveshjen. Kur ne ia paraqisnim kërkesën presidencës çeke dhe ai e pranonte pasi kishte marrë konsensusin e vendeve anëtare, kreu i opozitës në Shqipëri e denonconte si një akt elektoral. Kur KE dhe PE votuan për të hapur për shqiptarët perspektivën e heqjes së vizave, kreu i opozitës nguli çadrat para kësaj ndërtese dhe i hoqi ato vetëm kur i thanë miqtë  e tij se vizat nuk i pengon dot. Kur zbatimi i procesit për heqjen e vizave po avanconte, ai me një grup racistësh albanofobësh në PE, kundërshtonte dhe hapte trillime e shpifje nga më të ulëtat për vendin e vet, duke paraqitur Shqipërinë si çerdhe ekstremizmi, paraqisnin shqiptarët si një popull që do të dyndej prej 800 mijësh drejt tyre, organizonte protesta në mbarë vendin, nën moton “hap kutitë të çlirosh vizat”, por vizat u morën. Kur Shqipëria diskutohej për marrjen e statusit të vendit kandidat, u zhvesh me keq se sa në plazhet publike të botës, nuk dha votën në parlament dhe shtyu statusin për dy vite”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›