E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria u transformua në 8 vitet e qeverisjes së demokratëve

06-09-2013 / Gazeta 55

Qeveria “Berisha” zhvilloi dje mbledhjen e saj të fundit, e 425-a në këto vite të qeverisjes së vendit. Kryeministri i cilësoi 8 vitet e drejtimit të Shqipërisë, si vite suksesi, vite në të cilat Partia Demokratike e ndryshoi historinë, gjeografinë dhe gjeostrategjinë e vendit. Ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj të gjithë atyre që mbështetën ndryshimet e mëdha nga qeveria, ndërsa premtoi pasion dhe përkushtim maksimal në çuarjen përpara të perspektivës evropiane të Shqipërisë
Deklarata/Albanofobët në opozitë dhe gjetkë bllokuan statusin e vendit kandidat

Dje u zhvillua mbledhja e fundit e Qeverisë e kryesuar nga kryeministri Sali Berisha. Për më shumë se dy orë kryeministri Berisha bëri një analizë të detajuar të 8 viteve në qeverisje, duke vënë theksin tek situata që demokratët gjetën në vitin 2005 dhe ndryshimi që ka pësuar vendi gjatë qeverisjes së tyre. Kreu i qeverisë u ndal tek dy prej objektivave kryesorë që sipas tij transformuan Shqipërinë, integrimi në institucionet euroatlantike si dhe projekti “Shqipëria vend i zhvilluar”. “Duke shprehur respektin tim të madh për ju, mirënjohjen më të thellë për besimin tetë vjeçar që i bëtë mazhorancës së Partisë Demokratike, dua të theksoj se që ditën e parë, të mazhorancës së kësaj partie dhe deri më sot, dy kanë qenë objektivat e të gjitha objektivave. Dy kanë qenë qëllimet e të gjitha qëllimeve. Me bindjen më të thellë se ato ishin dhe interesat më jetike, të çdo fëmijë, të riu, gruaje, burri të moshuari të këtij vendi. Këto dy objektiva ishin dhe mbeten, së pari integrimi i Shqipërisë në institucionet europiane dhe euro-atlantike dhe së dyti  objektivi tjetër Shqipëria vend i zhvilluar. Tetë vjet më parë procesi i integrimit të Shqipërisë ishte i ngrirë, ishte i paralizuar dhe kjo jo për shkak të partnerëve apo institucioneve ndërkombëtare, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, për shkak të papërgjegjësisë së atyre që qeverisnin, të cilët çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, vendosnin interesa meskine të pushtetit të tyre, mbi këto interesa jetike të qytetarëve shqiptarë dhe të kombit shqiptarë. Shqipëria kishte hapur negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asociimit, por firmosja e saj shndërrohej në një horizont që largohej gjithnjë e më shume, sepse ajo nuk bënte zgjedhje të lira, por bënte zgjedhje të dhunuara, sepse ajo nuk luftonte korrupsionin, por konsolidonte sistemin e korrupsionit, sepse ajo nuk luftonte krimin e organizuar, por pushteti bashkëjetonte me bandat më të rrezikshme të Europës dhe në Europë botoheshin njëri pas tjetrit vëllime, kronika, për mafien shqiptare, si mafia më e rrezikshme e kohës. Këto ishin faktorë dhe rrethana, të cilët kishin ngrirë procesin e integrimit europian dhe procesin e integrimit euro-atlantik. Në guxim të madh, me vendosmërinë dhe me besim të palëkundur në procesin e integrimit, si e ardhmja më e shkëlqyer shqiptare, ne ia dolëm  në një afat kohor të shkurtër dhe jo pa vështirësi, sepse ne erdhëm në pushtet në një periudhë kur entuziazmi për zgjerimin  e Bashkimit Europian kishte rënë. Ne erdhëm në pushtet në një kohë kur, ishin shfrytëzuar në maksimum pamundësitë e shqiptarëve brenda në Shqipëri për të shtjelluar perspektivën europiane të vendit. Megjithatë vendosëm dhe proceduam me zbatimin e ligjit, proceduam me të gjitha potencialet tona me funksionimin e shtetit ligjor dhe arritëm në vitet e para të qeverisjes të firmosin marrëveshjen e stabilizim- asociimit kontratën më të madhe, që kombi shqiptarë kishte firmosur në shekuj me vendet europiane. Pas firmosjes së saj duhej të fitoje besimin të 27 parlamenteve të vendeve anëtare, që ata të votonin e ta ratifikonin. Në reforma të thella, në punë serioze, në lobim të fuqishëm ne ia dolëm që në një kohë normale marrëveshja e stabilizim-asociimit të Shqipërisë, në Bashkimin Europian të ratifikohej nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare. Mbi bazën e sukseseve të arritura, në kundërshtim edhe me opinione të ndryshme, kërkesa jonë për anëtarësim përfundimtarë në Bashkimin Europian u pranua, natyrisht në ujdi nga të gjitha vende nga presidenca çeke.
Në vazhdim, duke vlerësuar përpjekjet dhe reformat tona, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi që të autorizojë komisionin për ti dhënë pyetësorin Shqipërisë. Dokument ky, i  ndërtuar mbi 2284 dhe 2000 nën pyetje, i cili kishte vetëm një qëllim, të testonte  a ishin të afta institucionet shqiptare të trajtonin procesin e integrimit të vendit të tyre. Pyetësori u trajtua në mënyrën më serioze nga të gjitha institucionet e këtij shteti, u përgatiten të gjitha përgjigjet, të cilat në Komisionin Europian morën vlerësimin pozitiv. Ndërkohë Parlamenti Europian vendosi të hapet për Shqipërinë heqja  e përkohshme  te vizave, 90 ditore, me Bashkimin Europian. Vendim, të cilin e mbështeti Komisioni Europian dhe i dorëzoi Shqipërisë udhërrëfyesin në mandatin e dytë për heqjen e vizave. Natyrisht kërkesat ishin nga më të rreptat. Në të gjithë karrierën politike dhe sa të vazhdoj të merrem me politikë, kurrë ndonjëherë, nuk i kam kërkuar asnjë miku, asnjë zyrtari të huaj atë që nuk na takon.  Ka qenë dhe është një parim i prerë i imi. Një skepticizëm i madh ekzistonte për vizat. Në mendjen e zyrtareve të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe institucionet europiane nuk ishin shlyer akoma eksodet masive  të shqiptarëve. Megjithatë pavarësisht nga këto, vendimet për Shqipërinë ishin pozitive, kërkesa jonë ishte vetëm një; - urdhëroni në Shqipëri të verifikoni zbatimin e të gjitha kërkesave të udhërrëfyesit nga autoritet shqiptare. Mbetem me shumë mirënjohje ndaj qeverive dhe kryeministrave, personaliteteve të vendeve anëtare, të cilët e mirëpriten këtë qëndrim, dërguan përfaqësuesit e tyre, të cilët u kthyen me mendimet më pozitive, me mendime që si kishin para se të vinin dhe vizat u hoqën për shqiptarët, kjo përben një arritje tjetër për ta, arritja e jetës, përbën një nga  hapat e mëdha në procesin e integrimit. Asnjë komb nuk ka vuajtur për lirinë e vizës sesa shqiptarë , në një kohë kur jetonin të rrethuar me tela me gjemba, në një kohë kur fqinjët tanë nga jugu dhe veriu lëviznin pa viza në Europë. Pas këtij procesi, problemi i radhës dhe shumë i rëndësishëm mbetej statusi i vendit kandidat. Qeveria bëri gjithçka ndërmori çdo reformë, çdo ligj, akt, vendim për të merituar statusin dhe pavarësisht nga disa ndjesi negative të albanofobëve në pozicione të ndryshme, ne ia dolëm të përmbushim një nga një çdo detyrim, që rrithte nga kriteret, standardet, kërkesat për të merituar statusin e vendit kandidat. Ndaj dhe dy vjet më parë Komisioni Europian në raportin e tij në tetor, vendos të rekomandojë Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe lë tre ligje, për të cilët prej shumë muajve më parë ishte arritur plotësisht konsensusi, që ato të votoheshin në parlament  për të finalizuar përfundimisht paraqitjen në Këshillin e Ministrave për diskutim dhënin e statusit të Shqipërisë”- analizoi kryeministri Berisha.
Unë do të shpreh një mirënjohje të thellë për ju zotërinj ministra, për stafin tim të Këshillit të Ministrave, për stafet tuaja, administratën që në tetë vite janë bashkautor të këtyre akteve madhore që kanë ndryshuar historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. U shpreh mirënjohje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët janë arkitektë në projektimin dhe zbatimin e këtyre projekteve. Gjithçka që mund të thuhet mund të përmblidhet më një fjalë – i shërbyem, kombit tonë. Ndaj dhe kanë urimet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time më të thellë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›