Mjekët e QSUT-së në protestë kundër parkingut të ri
Mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, kanë protestuar sot kundër prerjes së pemëve për zgjerimin e një parkingu në oborrin dhe ambientet e jashtme të spitalit.
Duke e cilësuar prerjen e pemëve si një masakër mjedisore, bluzat e bardha të QSUT-së, kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërpriten punimet ato do të bojkotojnë operacionet.
Sipas tyre, lulishtja i është dhënë një kompanie koncensionare e cila do të zgjerojë hapësirën e parkingut duke prerë pemët.
Në një prononcim për mediat, mjeku Mustafa Xhani i ka bërë thirrje kësaj firme privare që të reflektojë për vendimin e prerjes së pemëve.