Edi Rama, “rilindje” me kushërinjtë dhe fisin
Milena Harito, papagalli i ri i sallonit të PS-së, e shitur si prurje e re dhe rilindase, s’është kush tjetër veçse kushërira e parë e Anetës së Edvinit, një pinjolle Koleke që është planifikuar të katapultohet për vlerat e saj bolshevike e nepotike, në të njëjtën kohë
Nuk i ndahet kryetarit të Partisë Socialiste dashuria politike për fisin Koleka. Përveç idhullit të tij, dajë Spiros, kandidatura të “ekipit shpresa” po shihen me përparësi në radhë të parë nga familja e ish-byroistit.
Tashmë në rilindjen e tij bllokmene nuk bëjnë pjesë vetëm bijtë e byroistëve, sekretarëve të parë të rretheve, aparatçikëve të komiteteve ekzekutive, krerëve të kooperativave, etj, por edhe njerëz me lidhje gjaku nga familja Koleka.
Një prej njerëzve të nxjerrë nga Rama kohët e fundit në fushën e propagandës është edhe Milena Harito, nëna e së cilës është bijë e fisit Koleka. Zonja në fjalë nuk mbahet mend për gjë tjetër për shoqërinë shqiptare me përjashtim të një libri (të saj) ku flasin të tjerët e ajo ka vetëm emrin. Kësisoj “pesha e pushtetit”, një grumbull intervistash të zj.Harito janë i vetmi kontribut “akademik” i saj për të qenë në listat e Partisë Socialiste e për të bërë politikën e kësaj partie tashmë edhe në planin familjar. Për të qenë në rregull me promovimin politik, zj.Harito ka lexuar disa deklarata për shtyp në emër të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste nuk i ngjan vetëm një familje ku flenë pinjollët e diktaturës, por edhe familjarët e afërt të Ramës, ku siç shihet për zemër ai familjen Koleka.