Pacienti Rama s’përballon fushatën, sulmon infermieret që muajin e parë
Nga serumi i spitalit të Burrelit tek analizat në dy laboratorë në Tiranë sinjalizojnë për dobësinë kronike të Ramës. Edvini kërkon të fshehë pasigurinë ekzistenciale me sulme të pabesa ndaj sistemit të Shëndetësisë. Faji nuk është i infermierëve, por i ilaçeve që Rama merr fshehtas dhe refuzon t’ia bëjë të ditur publikut
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama me dëshirën për të korrigjuar deklaratën fyese ndaj infermierëve të bërë në qytetin e Korçës e ktheu ndjesën publike në një pingpong metaforik të lojës së pacientit me doktorin. Për të ilustruar, sipas tij gjendjen e mjerueshme të spitaleve në të gjithë vendin, Edi Rama iu referohet kohët e fundit eksperiencës së tij, asaj të disa javëve më parë në qytetin e Burrelit, ku pati “luhatje tensionin” dhe ra në gjendje të fikëti.
Mirëpo ajo që nuk u tha kurrë në media (për arsye të ndryshme etike) është fakti që Edi Rama u shpua disa herë atë ditë pasi infermierja e spitalit të Burrelit, si duket e emocionuar prej pacientit special, e pati vështirësi në gjetjet e venës. Paskëtaj, për disa ditë Rama pati krahun e nxirë në mënyrë të frikshme pasi serumi përtej damarit kish dalë dhe jashtë saj duke krijuar një reaksion. Nxirja e krahut për më shumë se një javë alarmoi bashkëshorten e Ramës, i cila iu drejtua dy mjekëve të specializuar në QSUT. Edi Ramës iu morën dy flakon gjaku për t’i analizuar në dy laboratorë të ndryshme mjekësore për të pasur mundësinë e kryqëzimit të të dhënave në mënyrë që të jepnin një diagnozë serioze.
Megjithëse mjekët e specializuar të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” e qetësuan për rreth mpiksjes së gjakut, pacienti Rama nuk ndalen në shfryrjen përgjithësuese të një ngjarje personale të kthyer në një paradigmë universale. Ai shan me libër shpie kategorinë e infermierëve e gjithë mjekëve sepse ilaçi që i është dhënë është i hidhur për t’u kapërdirë. Reaksioni i serumit që mori në spitalin e Burrelit ka lëna pasoja në shëndetin emocional të Edi Ramës. Ngjarja në spitalin e Burrelit ka rikthyer tek Edi Rama një fobi të njohur për gjilpërat - ago dhe sidomos për infermierët, të cilët i etiketoi në Korçë me fjalë të rënda.
Sigurisht, fyerja e 16 mijë infermierëve është e pafalshme për një lider opozite që kërkon të jetë kryeministër. Edi Rama duhet së pari të kontrollojë impulset e tij shkatërruese përpara se të propozojë një “rilindje” të Shëndetësisë. Së dyti, kjo çështje personale nuk duhet të kthehet në një kryqëzatë kundër gjithë sistemit të shëndetësisë.
Edi Rama nuk po arrin të perceptojë realisht as realitetin ekzistues të sistemit të shëndetësisë, dhe jo më ta gjykojë atë, apo të nxjerrë propozime të dobishme për hapat e mëtejshëm.
Kjo nuk është një paaftësi e këshilltarëve të tij, por gjithçka lidhet me problemin personal të Ramës me shëndetin
Gjithashtu përvojat e Edi Ramës me analizat e gjakut dhe e-zhetë e kokës janë të njohura për klinikat private, si të alpeve apenine ashtu për klinikat e Dubait. Padyshim vuajtja kronike e Edi Ramës me “azmën” e pashërueshme për të cilën e kuron me breshkat në zyrë janë sinjalizuese për dobësinë kronike të tij. Kësisoj shpërthimet e tij kundër infermierëve, mjekëve apo gjithë sistemit mjekësor nuk është gjë tjetër veçse tentativa për të nxjerrë një pakënaqësi të thellë me veten. Kjo dobësi strukturore e ka shoqëruar gjithë jetën. Sigurisht miqësia e tij me të “fortë lagjesh” në Tiranë ka si çelës psikoanalitik produktin e kompleksve infantile që e shtynin të shoqërohej me çuna të fortë për t’u dukur edhe ai fortë. Derivati intelektual i pikturës dhe rebelimit verbal ka fshehur gjithmonë pasigurinë e thellë të Edi Ramës përkundrejt habitatit social të vështirë shqiptarë që urren frikacakët dhe adhuron trimat.
Sido që të jetë çekuilibri emocional që shfaqet në ngritjen e zërit, të batutave pavend, të sjelljeve të ashpra me vartësit dhe në ndryshimin e qëndrimeve janë prezent në rrugëtimin politik 13 vjeçar të Edi Ramës në politikën shqiptare. Në gjithë këto vite, kreu aktual i Partisë Socialiste ka keqpërdorur çdo njeri dhe çdo vlerë të kodifikuar në shekuj për të pasur sa më shumë pushtet sepse vetëm në këtë mënyrë ai zhduk frikën që ia krijon dobësia ekzistenciale e fizikut të tij. Ai kërkon me pa durim një rresht në historinë e popullit shqiptar prandaj është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë, qofshin këto kode zakonore, bashkëpunëtorë, aleatë, institucione apo marrjen e statusit kandidat. Përparësia e tij është nxirja e një faqe libri që do të kujtohet në shekujt e ardhshëm.