Edi Rama shkon ne Fier mbledh asamblene lokale
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka mberritur pasditen e te premtes rreth ores 16.00 ne qytetin e Fierit ku eshte zhvilluar nje takim me asamblene e Qarkut te Fierit te kesaj partie. Pasi ka qendruar per rreth gjysme ore ne nje bar ne qender te qytetit i shoqeruar nga deputetet e Partise Socialiste te Qarkut te Fierit dhe nga kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se Gramoz Ruci eshte drejtuar per ne ambientet e Teatrit Bylis ku u zhvillua takimi. Edhe pse gjate takimit te zhvilluar ne ambientet e Teatrit Bylis nuk u lejua pjesemarrja e medias eshte mesuar se ne qender te bisedimeve qene zhvillimet e Partise Socialiste gjate koheve te fundit ne gjithe vendin dhe vendimeve te marra kohet e fundit ne kuader te reformave. Nderkaq nje hapesire e vecante i eshte dhene edhe asaj cka po ndodh me Keshillin e Qarkut te Fierit.
Kjo qe po ndodh me Qarkun e Fierit eshte arbitrare dhe e paligjshme. Askush nuk do te kete nje interpretim ndryshe te kesaj qe ne po shohim. Nen driten e diellit iu dha e drejta e qeverisjes kryetarit te ri te qarkut Vangjel Ndrekes dhe keto sjellje qe po bejne te djathtet nuk jane te justifikueshme as moralisht as politikisht dhe as ligjerisht ka deklaruar nder te tjera Rama.
Gjithashtu Rama ka kerkuar edhe forcimin e bazes se Partise Socialiste ne Qarkun e Fierit per te nisur pergatitjet per krijimin e platformave per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka kerkuar nje ristrukturim te partise qe do te bente me efikase ecurine e saj ne te ardhmen. Ai u ndal nder te tjera edhe ne bashkepunimin dhe politikat qe do te ndiqen me aleatet e te majtes.
Ne fund te takimit eshte diskutuar edhe lidhur me programin e ri te Partise Socialiste qe u shpalos gjate kongresit te fundit te saj me date 5 nentor 2011. Ne kete program parashikohet nje sistem i ri taksash demshperblimi i ish te perndjekurve zgjidhja e ceshtjes se pronave zhvillimi i turizmit arsimit si edhe sektoreve te tjere. Ne do te krijojme klime te favorshme per cdo qytetar shqiptar qe ai te mos ndihet i huaj ne kete vend ashtu sikurse eshte ndier deri tani. Nje hap i madh per PS-ne ne Fier do te jete edhe mbledhja dhe grumbullimi i te gjitha elementeve me te mira qe ka sot partia jone. Ne do te bazohemi te vlerat e verteta mesohet te jete shprehur Rama para anetareve te asamblese lokale. Nderkohe takimi i cili ka zgjatur per me shume se dy ore eshte zhvilluar i gjithi pa pranine e mediave.