E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreka te mos guxoje te ulet ne karrigen e kryetarit

Prefekti

Pas nisjes zyrtarisht te dites se punes si kryetar qarku te Vangjel Ndrekes ka reaguar ashper prefekti i qarkut Fier Bujar Hasaj. Ai e ka cilesuar nje veprim ordiner ne kundershtim me te gjitha vendimet juridike dhe ligjshmerine ne saje te manipulimeve te turpshme dhe denigruese qendrimin e Vangjel Ndrekes ne postin e kryetarit te qarkut. Ne i bejme thirrje Vangjel Ndrekes te mos ulet ne karrigen e kryetarit te keshillit te qarkut dhe te mos guxoje ta beje kete veprim sepse ne do te vazhdojme demaskimin ne rruge ligjore. Ndreka ka shkelur me te dyja kembet ligjin. Ai gjithnje ka manipuluar ashtu sic u zgjodh edhe ne keshillin komunar te Libofshes me falsifikime dokumentesh ndaj une me juridiksionin qe me jep posti i prefektit dhe ne emer edhe te keshilltareve demokrate i bej thirrje Ndrekes te mos guxoje te ulet ne vendin e kreut te keshillit te qarkut. Keshilli i qarkut me unanimitet votash me votimin e shumices me 55 vota ka zgjedhur tashme kreun e keshillit te qarkut dhe ai eshte Artur Shehu ka theksuar Hasaj. Ai shtoi se zgjedhja e kryetarit te keshillit te qarkut eshte administrative dhe ajo eshte kryer tashme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›