E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shkruan në dorë tezat e hajdutit seria Kosta Barjabës

13-03-2013 / Gazeta 55

Cikli “Kopjo e Mashtro” i Rilindjes së PS-së

Vini re dorën e majtë të Edi Ramës në këtë foto. Ai shkruar tezat e “rilindjes” në dorë. Kreu i PS, Edi Rama as mban mend se çka brenda programit të “Rilindjes” aq sa detyrohet t’i shkruajë në dorë batuta populiste me të cilat kërkon t’u mbushë mendjen qytetarëve. 
Mirëpo kështu është kur nuk beson as vetë rrëmujën që e quan program. Edi Rama shfaqet si një kopjac i keq që mundohet të bindë popullin e Kukësit me kopje. Në dorën e Ramës del të jetë e shkruar formula e daljes nga varfëria të qytetarëve me autor Kosta Barjabën. 
Akademiku i ngrirë Kosta Barjaba ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i kryetarit të PS, Edi Rama, për çështjet Sociale dhe Ndihmës ekonomike, një nga hartuesit e programit të Rilindjes, I cili u kap duke vjedhur në një dyqan rrobash në Amerikë. Përtej kësaj duhet thënë se procesi i kopjimit është i njohur ndryshe për mësuesit dhe profesorë si proces mashtrimi. Mashtrimi me gjerat që pretendon se janë të tuat. Disa njerëz preferojnë të kopjojnë sepse kështu ndihen më të sigurt në përgjigjet e tyre, disa të tjerë sepse nuk dinë asgjë dhe për këtë arsye shkruajnë dorë përgjigjet. Problemi nuk qëndron më tek mbushja e dorës me bojë të zezë me një informacion të vjedhur, por tek karakteri i nxënësit, në këtë rast i rilindësit Evdin.
Edhe në zgjedhjet e 2009, Edi Rama u shpreh se kishte bërë një program 1 mijë faqe, ndërsa ish-presidenti Rexhep Meidani theksoi më pas se ishin 1 mijë faqe bosh, fletë të bardha. Ben Blushi u shpreh në një emision televiziv se në zgjedhjet e fundit nuk kishim program, sepse Edi Rama kish thënë se program jam unë.  
Ndërkaq para ca ditësh kolegu ynë Kostaq Xoxa bëri një shkrim profetik për kopjimet e Edi Ramës që, sipas tij, ishin si të Enver Hoxhës. 
Sipas tij, njëra prej megalomanive që i ka si sëmundje Edi Rama, është ajo e kohëve të fundit: “Më keni kopjuar”!
Në fakt, përngjasimet e Ramës me kopjimet e Enver Hoxhës janë të njëjta. Enver Hoxha në librat e tij demaskon vetveten me mësymjen që i bën Ymer Dishnicës, Mustafa Gjinishit etj., për Konferencën e Mukjes, që nga titist na del nacionalist që synonte të bënte luftë me Jugosllavinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›