E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Taulant Balla zihet në flagrancë, nuk mban mend shitjen e tokës së vjedhur

13-03-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PD, Kadilli: Ja prona që shite, dorëhiqu

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli reagon pas akuzave dhe debatit të fortë, që pati mbrëmë gjatë emisionit ‘360 Gradë” me deputetin e PS-së Taulant Balla. 
Dy net më parë, në një përballje televizive, gjatë emisionit të gazetarit Artur Zheji, deputeti Kadilli i drejtoi Taulant Ballës një pyetje, “A ke përfituar nga shitja e një toke?”. Taulant Balla u përgjigj, “S’kam shitur asnjëherë asnjë centimetër katror tokë në jetën time dhe nëse t’i provon të kundërtën jam i gatshëm të largohem nga politika dhe të jap dorëheqjen”.
Por deputeti i PD-së përmes një konference për shtyp ka nxjerrë para mediave provat se Balla ka përfituar nga shitja e një toke dhe i kërkon atij të japë dorëheqjen siç premtoi mbrëmë. “Balla e ka shitur një pronë dhe ka përfituar nga kjo shitje sepse në deklaratën e tij të pasurisë, figuron një përfitim i siguruar nga shitja e një toke në zonën kadastrale Spitallë, Durrës. Mbrëmë atij ju paraqit prova që kam para jush, për t’ia prezantuar të gjithë qytetarëve. A e pranoi zoti Balla të vërtetën kur e paraqita këtë provë? A kërkoi ai falje që gënjeu në një transmetim të drejtpërdrejt televiziv. A iu përgjigj ai pyetjeve të bëra? Ai u përgjigj me dhunë dhe kërcënime”, theksoi Kadilli. 
Deputeti i PD-së shtoi më tej se, “Ne e dimë se Edi Rama i detyron deputetët e tij të gënjejnë dhe të shpifin për të tjerë, të sajojnë shifra për të dizinformuar opinionin publik. A i kërkoi Edi Rama z. Balla të gënjejnë mbrëmë? A do të dënojë Edi Rama publikisht gënjeshtrën e z. Balla? A do ta dënojë publikisht Edi Rama këtë sjellje politike, kërcënimet dhe dhunën e z. Balla? A do ta mbajë fjalën e tij z. Balla dhe të largohet nga politika duke i bërë të vetmin shërbim të denjë qytetarëve?”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›