E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Kavajës liron Elis Roshin

12-03-2013 / Gazeta 55

“Arrestimi në flagrancë ishte i paligjshëm”

Arrestimi në flagrancë është veprim i paligjshëm. Pas 48 orësh, me këtë argument juridik te gjyqtarit Osman Alia, Elvis Roshi u la i lire nga Gjykata e Kavajës.
Prokurori Ylli Dhimitri me herët kishte kërkuar detyrim paraqitje me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”. Seanca për dhënien e masës u mbajt nën masa të rrepta sigurie.
Në ambientet e jashtme të gjykatës qëndronin mbështetës të shumtë të kryebashkiakut. Dy dite Roshi u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ai e akuzua se gjatë ndeshjes Besa- Tirana, në Kavajë, zbriti në dhomat e zhveshjeve dhe goditi trajnerin e Tiranës, Nevil Dede.
Ky i fundit bëri kallëzim i cili u pasua me arrestimin e Roshit nga policia e Kavajës. Me heqjen e prangave, Roshi nisi edhe festen me mbështetësit e tij në Kavajë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›