Vendimi i Kolegjit për kërkesën e LSI, Muho: Çështja ka filluar të zgjidhet
TIRANE- Përfaqësuesi ligjor i LSi-së Ilirjan Muho ka komentuar sot në studion e News 24, vendimin e Kolegjit Zgjedhor për kërkesën ankimore të LSI-së lidhur me qarkun e Kukësit.
Vendimin e ndërmjetëm që dha Kolegji, që ishte pranimi i provave të LSI dhe nisja e një akt ekspertimi për to, për Muhon do të thotë se kjo cështje ka filuar të zgjidhet.
“Kolegji ngarkoi me detyrë dy ekspertë që duhet t’i përgjigjen disa pyetjeve me qëllim për të zbardhur materialin filmik të propozuar nga ne si provë. Ka filluar të zgjidhet cështja, duke marrë provat në dorëzim”, tha ai.
Muho u shpreh se LSi pretendon që provat të vërtetohen dhe në bazë të një procesi rinumërimi LSI-së t’i kthehet mandati që ata pretendojnë.
“Ne presim që në materialin filmik ku konstatohen fletë pa shenja dalluese, të cilat duhet të konsiderohen si të pavlefshme janë përllogaritur në favor të së djathtës, duhet t’ju zbritet rezultati atyre, që ndryshon edhe atë të përgjithashëm. Presim marrjen e mandatit”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)