Kërkesa e LSI për Kukësin, Kolegji Zgjedhor: Akt ekspertim provave deri më 25 korrik
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka shqyrtyar sot për rreth 5 orë kërkesën ankimore të LSI për Qarkun e Kukësit dhe ka vendosur të pranojë provat e vëna në dispozicion nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pretendon se i është mohuar një mandat në këtë qark.
Mësohet se Kolegji Zgjedhor ka pranuar pamjet filmike të cilat tregojnë mospërputhjet e votave. LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandate në këtë qark.
Nga ana tjetër LSI pretendon se ka 155 vota më shumë në Qarkun e Kukësit.
Kështu, Kolegji Zgjedhor ka vendosur se do të kryhet një akt ekspertimi për pamjet filmike të vëna në dizpozicion nga LSI. Pritet që akt ekspertimi të kryhet nga ekspertë të LSI dhe PD. LSI ka propozuar emrin e Ardian Pollos, ndërsa PD atë të Zamir Hoxhës.
Këta të fundit janë ekspertë të teknologjisë së informacionit dhe pasi janë betuar për paanshmëri dhe profesinoalizëm kanë marrë edhe pamjet filmike të depozituara pranën gjykatës nga KQZ.
Kolegji i ka dhënë dy ditë kohë për të ekspertuar pamjet filmike dhe për të vërtetuar nëse janë apo jot ë drejta pretendimet e LSI.
Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e LSI per Kukësin
Ora 14:40- Kolegji Zgjedhor u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesen ankimore, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për qarkun e Kukësit.
Trupa e Kolegjit Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së, për rezultatin e qarkut Kukës, ku ajo pretendon se mund ta marrë mandatin e katërt në këtë qark dhe jo PD, pasi rezultati është shumë i ngushtë: vetëm 15 vota. LSI kërkon pavlefshmëri në 15 qendra votimi në Kukës.
Sipas vendimit të KQZ-së ndarja e mandateve për qarkun Lezhë është 3 me 1 në favor të koalicionit të djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim".
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas një takimi sot me kryetarin e PS-së Edi Rama, tha se "LSI pret vetëm zbatimin e ligjit nga Kolegji për ankesën për qarkun Kukës".
(e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vendimi i Kolegjit për kërkesën e LSI, Muho: Çështja ka filluar të zgjidhet Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS, rrëzon rinumërimin e KQZ për qarkun Lezhë