E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Ramen e deshperon kapercimi i emergjences

10-12-2010 / Gazeta 55

Zevendesministri i METE-s Sokol Dervishaj konfirmon se situata ne kaskaden e Drinit eshte e menaxhueshme

Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka reaguar dje pas akuzave te kreut te PS-se Rama i cili e bente pergjegjes ministrin Meta per permbytjet ne Shkoder.
Ne nje konference per shtyp zevendesministri i METE-s Sokol Dervishaj theksoi se deklaratat e Rames nuk jane gje tjeter pervecse shprehja e deshperimit te tij qe gjithcka po menaxhohet me sukses.
Akoma me fatkeqe per zotin Rama eshte solidarizmi qe po shfaqin qytetaret pasi ai nuk ka cfare te mbledhe ne mitingjet e tij butaforike theksoi Dervishaj.
Me tej Dervishaj theksoi se Rama ne nje situate emergjence kerkon te percaje shqiptaret duke mos u dhene shpjegim atyre per permbytjet qe ndodhen ne Tirane
Dervishaj informoi se situata ne kaskaden e lumit Drin eshte permiresuar.
Sipas tij shkarkimet e ujit jane ulur dhe po ashtu edhe niveli i liqeneve.
Situata sot ne kaskade eshte e permiresuar. Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 290.03 cm pra ka nje renie me 70 cm nga ditet qe ju i keni pare. Niveli ne Koman eshte 170.87 cm ndersa niveli ne Vaun e Dejes eshte 74.10 cm. niveli i shkarkimeve ka ardhur duke rene. Aktualisht ato jane ne nivelin e 1400 m3/sek ne te tre hidrocentralet. Praktikisht KESH prodhon me kapacitetin e tij maksimal duke furnizuar tregun e brendshem por gjithashtu duke eksportuar. Megjithate mos harroni qe jemi ne nje situate emergjente jo vetem ne Shqiperi u shpreh ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›