Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto takohet me Senatorin Republikan John McCaine dhe kongresmene amerikane

SHBA Shqiperia aleate e denje ne luften kunder terrorizmit
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i cili ndodhet ne SHBA per nje vizite zyrtare i ftuar nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton ka pasur nje axhende te ngjeshur me takime gjate dites se pare dhe te dyte te vizites se tij ne Uashington. Ministri Haxhinasto takoi Senatorin Republikan John McCaine te cilin e informoi lidhur me progresin dhe arritjet e qeverise shqiptare ne te gjitha fushat duke vene theksin tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Senatori amerikan John McCain gjate takimit me ministrin e jashtem Haxhinasto vleresoi ne menyre te vecante arritjet dhe progresin qe Shqiperia ka bere ne rrugen e demokracise.
Dua te falenderoj ushtaret shqiptare per sherbimin dhe sakrificen ne Afganistan. Une besoj se mund ti sjellim lirine dhe demokracine njerezve ne Afganistan ashtu si beme dikur me shqiptaret ne Shqiperi u shpreh senatori amerikan John McCain.
Kongresmeni amerikan McClain i cilesoi arritjet dhe progresin e qeverise si nje histori suksesi. Gjithashtu McCain vleresoi kontributin e Shqiperise ne zhvillimin e marredhenieve te fqinjesise se mire mes vendeve te Rajonit dhe ne krijimin e nje klime politike bashkepunimi e zhvillimi. Ne kete kontekst McClain nenvizoi edhe rolin pozitiv qe po luan shteti i ri i Kosoves si faktor stabiliteti ne rajon. Ministri i Jashtem Ministri Edmond Haxhinasto takoi edhe kongresmenet e njohur amerikane Eliot Engel si edhe Gary Peters njohes te mire te ceshtjes shqiptare si dhe figurat me mike dhe perkrahese te Shqiperise.
Gjate ketij takimi dy diplomatet e larte diskutuan mbi progresin e arritjet e Shqiperise si dhe per rolin dhe kontributin qe ka luajtur e vazhdon te luaje Shqiperia si anetare e NATO-s ne stabilitetin e rajonit.
Vizita e ministrit Haxhinasto ne SHBA vijoi me nje takim edhe me Drejtorin Ekzekutiv te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafaj. Rritja e numrit te njohjeve nderkombetare te Kosoves si dhe shtimi i investimeve amerikane ne Shqiperi Kosove dhe rajonin e Ballkanit ishin temat kryesore te takimit. Ne vijim te takimit u nenshkrua Memorandumi i Mirekuptimit mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe ketij Keshilli sipas te cilit palet do te bashkepunojne per promovimin e interesave shqiptare dhe realizimin e projekteve te perbashketa per zhvillim ekonomik te rajonit.