Parlamenti rol fondamental ne funksion te reformave dhe integrimit te Shqiperise

Kryeparlamentarja Topalli takon Ambasadorin Arvizu
Kryetarja Jozefina Topalli takoi diten e djeshme ambasadorin e ri te SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu. Kryeparlamentarja Topalli i uroi mireseardhjen ne vendin tone ambasadorit te SHBA-se Arvizu si dhe e siguroi diplomatin amerikan se shqiptaret jane populli me pro amerikan dhe se i jane shume mirenjohes SHBA-ve per mbeshtetjen ne shpalljen e pavaresise ne krijimin e shtetit te pavarur te Kosoves ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe gjate gjithe historise se pluralizmit demokratik. Nderkohe qe ambasadori amerikan Arvizu shprehu konsideraten e tij per kryeparlamentaren Topalli dhe per karrieren e saj gati 20 vjecare ne politike.
Jam shume i nderuar tju takoj si Kryetare e Parlamentit te zgjedhur ne menyre demokratike. Roli juaj eshte shume i rendesishem dhe kam degjuar per punen tuaj me perkushtim i tha ambasadori Arvizu kryeparlamentares Topalli.
Kryetarja e Kuvendit e njohu ambasadorin Arvizu me rolin e Kuvendit per realizimin e reformave ne funksion te integrimit te Shqiperise.