E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Ramës nuk i interesonte zhvillimi i kryeqytetit, por pasurimi i tij dhe i klientëve të tij

26-05-2013 / Nga Lulzim Basha

Ish-kryetari u kujdes në sallën e mitingut të fundit të na tregojë me dialekt Tirone e me dajre e lodër dashurinë e tij për Tiranën. Por a nuk ishte ky kryetar bashkie vallë, që për 11 vjet penalizoi zonat autoktone të Tiranës, ato të cilat nuk mund tua jepte miqve të tij për ndërtime, duke i shpallur zona muze dhe duke ju hequr çdo perspektivë zhvillimi? Në 11 vite, kryeqyteti i vendit është zhvilluar sipas një harte interesash e favoresh. Sot zhvillimi i Tiranes nuk varet më nga tekat apo interesat e kryebashkiakut. Për më shumë zhvillim, punësim, dhe mirëqenie ne na duhet Partia Demokratike, ne na duhet Kryeministri Sali Berisha.
Si pak kush tjetër në këtë vend, Edi Rama kishte mundësitë ta bënte Tiranën një qytet modern dhe të zhvilluar. Kishte 11 vjet kohë, ta bënte Tiranën një qytet që të ziente nga biznesi, nga gara, nga konkurrenca, nga investitorët. Po për ta bërë këtë, duhet të ndjekësh një parim dhe një model. Dhe në fakt ai ndoqi një  parim dhe një model, por jo për Tiranen. Parimi i tij ishte, “unë dhe miqtë e mi jemi të parët”. Të kuptohemi, nuk jemi këtu për fushatë negative ndaj dikujt, por bilancet e një politikani janë të rëndësishme. Sidomos të dikujt që ka ushtruar pushtet për 13 vjet dhe kërkon të vijë sërish në pushtet. Të tregosh të vërtetën, nuk është fushatë negative. Dhe e vërteta është se Tirana në 11 vite humbi shumë mundësi prej modelit Rama. Po të kishte drejtimin e duhur, për 11 vite kryeqyteti ynë do të ishte krejt tjetër. Te gjithë e keni dëgjuar ish kryetarin që të flasë këto ditë për Tiranën Europiane që na la pas. Ose ai ka një koncept te ndryshëm nga ne për Europën, ose e ka thënë siç bën rëndom sa për të kaluar radhën. Sepse nëse ky është koncepti që ai ka për standardet europiane atëherë është  plotësisht e kuptueshme pse e ka bllokuar procesin e integrimit.  Na thotë se ne po shtrojmë rrugë dytësore, a thua se qytetarët që nuk jetojnë në bulevard nuk meritojnë të kenë rrugë te shtruara. Po zoti ish kryetar i bashkisë, ne jemi zotuar dhe po bëjmë realitet ndërtimin e infrastrukturës në rrugët kryesore, dytësore dhe tretësore, sepse për mua dhe çdo banor, Tirana fillon nga pragu i derës së çdo qytetari.  Ka një javë që na flet për legalizimet. Kësaj radhe nuk po i sulmon. Thotë që do ti bëjë për një vit. Po si mund ti besojmë kësaj deklarate  kur për 11 vjet nuk bëri asgjë për të hipotekuar mijëra apartamente në kryeqytet.  A  mund te bënte diçka?  Sigurisht që po. Sepse vetëm në më pak se dy vjet, janë  hipotekuar  7521 apartamente me përfitues  31 mije qytetarë.  Ish Kryetarin të gjithë e mbajmë mend si njeriun që për 11vjet rriti taksat në Tiranë. Dhe kur Qeveria vendosi ta ndalë këtë rritje të pafre taksash ai vuri shiritin e pushtetarit lokal dhe doli në protestë para Kryeministrisë. Natyrisht taksat në bashki nuk i paguanin të gjithë. Edhe këtu parimi “unë dhe miqtë e mi jemi të parët “ u zbatua pa gabime. Po a mund në 11 vjet te bënte diçka nëse vërtet i interesonte mbarëvajtja e biznesit tiranas. Sigurisht që po. Në më pak se dy vjet ne ia dolëm te heqim mbi 60 taksa dhe tarifa, e bëme Tiranën një qytet tërheqës për të nisur, menaxhuar dhe rritur biznese, te cilat sjellin me shume  vende pune, sjellin zhvillim.  Sot, më pak se dy vjet më vonë, ne kemi  4 763 biznese te reja  më shumë në qytetin tonë, dhe 12 036  më shumë te punësuar.   Ish kryetari u kujdes në sallën e mitingut të fundit të na tregojë me dialekt Tirone e me dajre e lodër dashurinë  e tij për Tiranën. Por a nuk ishte ky kryetar bashkie vallë, që për 11 vjet penalizoi zonat autoktone te Tiranes,  ato te cilat nuk mund tua jepte miqve te tij për ndërtime, duke i shpallur  zona muze dhe duke ju hequr çdo perspektivë zhvillimi?  Në 11 vite, kryeqyteti i vendit është zhvilluar sipas një harte interesash e favoresh. Sot zhvillimi i Tiranes nuk varet më nga tekat apo interesat e kryebashkiakut.   Tirana ka sot një plan të zhvillimit urban. Ka kushtetutën e vet të zhvillimit, ku është dëgjuar e marrë parasysh zëri i çdo qytetari dhe interesat e tyre për zhvillim të qëndrueshëm e me standard  të Tiranës.   U deshën gati dy vite punë për ta pasur këtë plan. Dy vite punë të palodhshme të gjithë ekspertëve dhe shoqërisë civile, pjesë e këtij procesi. Por në fund kemi një rezultat që i duhet zhvillimit të Tiranës. Pse në tre mandate, në 11 vite, nuk iu kushtuan 24 muaj hartimit të planit të zhvillimit urban? Sepse ish kryetarit nuk i interesonte transparenca. Atij nuk i interesonte zhvillimi i qytetit. Atij i interesonte pasurimi i tij dhe klientëve të tij. Sepse për të, ata janë të parët. Ne jemi ndryshe. Qytetarët janë të parët. Dhe kështu e shohim zhvillimin e Tiranës. Që ky zhvillim t’u shërbejë qytetarëve.  Ish kryetari sot na flet dhe për te ardhurit. A thua nuk qe ai që për 11 vjet ju çoji fadromat te Bregu i Lumit e shumë zona të tjera per t’ju prishur shtëpi e katandi që me aq mund e djersë i kishin ngritur.  Brenda pak javësh ne nisim projektin e Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës, si dhe Stacionin Multimodal te pasagjereve. Këto vepra të mëdha do ti japin këtij komuniteti dhe gjithë Tiranës mundësi të reja dhe të mëdha për punësim, duke krijuar mijëra vende të reja pune, dhe një pol të rëndësishëm të zhvillimit në Tiranë.  Ky është zhvillim, zhvillim që preket! Edi Rama mendon, shpreson, uron që qytetarët të kenë  harruar, por kjo nuk është e vërtetë. Ndaj dhe në këto zgjedhje, ai zgjodhi t’ia mbathë nga qyteti që drejtoi plot 11 vjet. Sepse qytetarët e dinë që për 11 vjet ai kishte kohën dhe mundësitë për ta bërë Tiranën një qytet modern dhe të zhvilluar por nuk e bëri. Sepse ai vendosi qytetarët të fundit, dhe veten e tij të parin. Ne vendosëm qytetarët të parët dhe mbi bazë te interesave te tyre po zhvillojmë Tiranën. Qeveria e Kryeministrit Berisha miratoi këtë javë të gjitha fondet dhe hapi dritën jeshile për realizimin e projekteve madhore të Bulevardit të ri dhe Lumit të Tiranës, për unazën e Madhe të Tiranës, e shumë projekte të cilat kanë nisur apo nisin nga puna brenda kësaj vere.  Sepse për të qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë dhe mbeten gjithmonë të parët. Prandaj ne nuk duhet të kthehemi më pas në ditët okulte të administrimit të favoreve personale mbi interesat qytetare. Ne duhet të ecim përpara. Për më shumë zhvillim, punësim, dhe mirëqenie ne na duhet Partia Demokratike, ne na duhet Kryeministri Sali Berisha. Për zhvillimin e Tiranës moderne dhe Europiane Për rritjen e biznesit dhe punësimit, Për rritjen e të ardhurave të qytetarëve, Përpara për të ardhmen! Përpara për zhvillimin!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›