Shqiptarët do përcaktohen për rrugën e dinjitetit, të trasuar nga PD-ja e kryeministrit Berisha
Ngadalë po afrohen zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Ata të cilët me vëmendje po e përcjellin rrjedhën e fushatës dhe mënyrën se si po zhvillohet ajo, jo vetëm që ndeshet me dy koncepte politike diametralisht të kundërta, por jemi dëshmitarë edhe të gjuhës së vrazhdët politike që po përdoret nga PS e Edi Ramës. Gjuha dhe sensi i fjalëve është shumë më me rëndësi se si përdoret gjatë një gare elektorale. Fushata të cilën po bën krahu i majtë politik dhe sensi i fjalëve është demagogjik, është fjalor i ideologjisë komuniste, është fjalorë kërcënues, është jashtë domenit të fushatës parimore dhe demokratike. Gjuha të cilën po e përdorin të majtët bashkë me gazetarët e tyre, është e tipit stalinist, është gjuhë linçuese. Neokomunistët i karakterizon retorika boshe e fjalëve të mëdha, por pa përmbajtje. Socialistet kërkojnë privilegje vetëm për vete, kërkojnë privilegje vetëm për njerëzit e caktuar, pa e pasur dertin për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e popullit. Ata vetëm sa kamuflojnë duke u thirrur në popull, deri sa të vijnë në pushtet. Edhe konventa e mbajtur nga PS-ja, në fakt nuk ka ofruar kurrfarë alternative. As që kanë alternativë dhe as që u intereson socialistëve ajo. Ata shihet së problemet i pjellin me imagjinatën e tyre të mykur, me imagjinatën demagogjike duke krijuar opinion personal. PS-ja duket qartazi se është e pareformuar, është subjekt politik që dëshiron ta kthej të kaluarën e hidhur për shqiptarët. Edi Rama sa po kalon koha gjithnjë e më shumë po bëhet shumë agresiv, duke pretenduar të përdor çdo mjet dhe metodë jashtë normave demokratike të sjelljes për të ardhur në pushet. Këto janë metoda psikopatike, janë metoda të rrezikshme për çdo shoqëri demokratike. Zaten sistemi komunist ishte dhe ka mbetur sistem psikopatik, i dhunshëm që nuk ia sjell asnjë dobi shtetit e kombit. Kjo është parë qartazi gjatë periudhës 50 vjeçare të sundimit komunist në Shqipëri. Ky sistem ishte sistem i instaluar enkas vetëm për një grup të caktuar njerëzish, duke i lënë anash interesat e popullit. Këtë model të pushtetit e dëshiron edhe Edi Rama, edhe pse në konventën e tij mundohet të kamufloj pikërisht mbi këto baza. Në kokën e tyre problem është bërë heqja më çdo kusht nga pushteti të kryeministrit Sali Berisha, në vend të fushatës parimore dhe normave demokratike të sjelljes. Shqiptarët zor se do të përcaktohen që të kthehen mbrapa, në kohën që atyre u solli aq të këqija sa është vështirë të numërohen. Alternativa që proceset i shpie përpara është PD-ja e Sali Berishës. Këtë e ka konfirmuar më punën e deritashme, me rezultatet kolosale, që kurrën e kurrës nuk do t’i kishte arritur Shqipëria po të ishte PS-ja në pushtet. Demagogjia e garniturës socialiste është edhe përdorimi i fjalës demokraci, se gjoja dëshirojnë inkuadrimin në Evropë e broçkulla të tjera që nuk i ha pazari. Po të kishin dëshiruar inkuadrimin në Evropë, e kishin rastin për t’i votuar moti tri ligjet, e nuk e bënë këtë punë. Çfarëdo pyetje apo analize të bëjmë karshi platformës politike të PS, nënkuptohet së kemi të bëjmë me një parti që brenda vetës është e strukturuar për së mbrapshti, duke e mashtruar së pari elektoratin e vet, pastaj edhe në përgjithësi të gjithë qytetarët. Edhe gjuha e gazetarëve të krahut të majtë politik po bëhet jashtë rregullave të etikës gazetareske, duke u larguar skajshmërisht nga objektiviteti dhe duke e shtrembëruar realitetin, duke i dhënë kahe të mbrapsht fushatës deri në ekstrem. Kjo është një lojë tepër e rrezikshme karshi fushatës elektorale dhe të ardhmes së vendit. Që populli nuk ka çka pret nga PS-ja e Edi Ramës dhe LSI-ja e Ilir Metës flet edhe fakti tjetër, se ata ende pa u mbajtur zgjedhjet po zhvillojnë betejë të ashpër për ndarjen e pushtetit, se cili do të bëhet kryeministër. Po të ishin subjekte politike serioze do të kishin krejt perceptim tjetër politik. Edi Rama dhe Ilir Meta reflektojnë tiparet themelore të dy udhëheqësve komunistë. Shqiptarët mendojë unë së tashmë e kanë kuptuar lojën e dyfishtë të garniturës socialiste dhe me 23 qershor kur të votojnë nuk do ta zgjedhin rrugën e së kaluarës së hidhur, nuk do ta zgjedhin rrugën e poshtërimit. Ata do të përcaktohen për të ardhmen e tyre për të jetuar me dinjitet, sepse këtë edhe e meritojnë. Do të zgjedhin rrugën e trasuar gjatë këtyre viteve nën udhëheqjen e PD-së së kryeministrit Sali Berisha. Kjo është rruga drejt ardhmërisë së ndritur për brezat e rinj. Kjo është rruga e mirëqenies dhe prosperitetit të vendit të shqiponjave. Kjo është rruga drejt Evropës së Bashkuar…