Dështojnë projektet e punësimit
10/03/2010 Monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Aftësisë së Kufizuar kritika ndaj punës së institucioneve
Personat me aftësi të kufizuar të përjashtuar nga jeta sociale
Personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë vijojnë të përballen me kushte të vështira jetese, të cilat pengojnë integrimin e tyre në jetën sociale. Shkak për këtë bëhet moskryerja e detyrave siç duhet nga institucionet përgjegjëse. Këto të fundit duhet të krijojnë lehtësira në punësimin, arsimimin dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore për këtë shtresë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodh, pasi është vetë administrata ajo që refuzon punësimin e këtyre personave, për të mos folur më pas për diskriminimin që u bëhet nga sektori privat. Ndërkohë që situata në lidhje me shanset e ofruara nga Qeveria për formim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara nuk ka dhënë rezultate pozitive, pavarësisht premtimeve të bëra. Në aktivitetin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, mbi monitorimin e kryer për zbatimin e strategjisë kombëtare të aftësisë së kufizuar, janë ngritur edhe një sërë vërejtjesh të tjera kundrejt institucioneve për kushtet e ofrimit të shërbimeve për mbështetjen e kësaj shtrese, ku më problematikja mbetet infrastruktura e papërshtatshme lëvizëse. Lidhur me këtë problem, shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, ka kërkuar nga strukturat qendrore dhe ato vendore që të punojnë më shumë me rrugët e Tiranës, por edhe të gjithë vendit, për të krijuar sinjalistikën e duhur rrugore për lëvizjen e kësaj shtrese. Mungesa e kësaj infrastrukture mban larg bankave të shkollës rreth 4534 fëmijë me nevoja të veçanta të moshës nga 6-18 vjeç, të cilët nuk marrin asnjë formë arsimimi. Gjithashtu, raporti i publikuar evidenton edhe një sërë mangësish në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Lidhur me këto shërbime, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se “një shërbim shëndetësor pa performancën e duhur, nuk mund t’u ofrojë dhe kategorive të tjera me më pak kërkesa shëndetësore atë që duhet, dhe jo më një kategorie me kërkesa të shtuara atë që ata presin. Kjo shfaqet si një sfidë brenda sfidës. Vetë sistemi shëndetësor dhe operatorët e tij duhet të njohin gjithnjë dhe më mirë specifikat e trajtimit të kësaj kategorie”. Edhe pse përfaqësitë e shoqatave të kësaj kategorie kanë shfaqur prej vitesh këto probleme, situata vijon të mbetet e pandryshuar. Konkluzionet përfundimtare të raportit në vëmendjen e ministrisë për të përmirësuar politikat tregojnë se detyrimet dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë ende nuk kanë gjetur zbatimin e duhur nga strukturat përkatëse. Në prezantimin e këtij raporti thuhet se nga 95 masa për t’u realizuar në afate të caktuara në këtë dokument, vetëm 11 janë realizuar mirë, ndërsa 23 për qind e tyre nuk kanë filluar të zbatohen ende.
Mbështetja
Përkundrejt situatës problematike të raportuar, ministri i Punës, Spiro Ksera, ka pohuar se qeveria ka shtuar fondet për realizimin e programeve mbështetëse të kësaj shtrese. Për vitin 2010 është programuar një fond prej 11.441 miliardë lekë ose 24 për qind më shumë se në vitin 2009. “Qeveria është e vendosur që në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve të Konventës drejt ratifikimit të saj, të hartojë një kuadër ligjor që të mbulojë të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar dhe që rrit mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara në bazë të rëndesës së gjendjes së tyre, duke garantuar parandalimin e aftësisë së kufizuar dhe evidentimin e hershëm të saj, si dhe rehabilitimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore”, ka pohuar ministri Ksera.