E Diel, 1 Nëntor 2026

Edicioni i 28 i Panairit të Librit – Autorët sjellin botimet më të reja

Ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare panairi i 28 i librit ka sjellë për lexuesit një gamë të gjerë librash të cilat kanë ngjallur interes te lexuesit.

Lexues të moshave të ndryshme iu drejtuan më shumë se 96 stendave të mbushura me tituj të rinj, për tu prezantuar me titujt me te ri. Mes autorëve të shumtë vjen dhe Aktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu i cili  ka prezantuar për lexuesit dy libra të rinj.

Vepra e parë është një koleksion me poezi humoristike dhe satirike, të cilat trajtojnë një gamë të gjerë problematikash shoqërore dhe njerëzore, duke i prezantuar ato përmes një humori të hollë dhe satirës pikante.

“Unë gjithmonë jam marrë me humorin dhe satirën, dhe për herë të parë kam shkruar poezi, kështu vendosa të bëj dhe vet poezi por gjithmonë në zhanrin humor”, u shpreh Kapexhiu.

Romani i ri i Mira Meksit “Ikona e plagosur” ka  ngjallur  interes në Panairin e Librit, duke sjellë misterin pesëshekullor të ikonës së Donika Kastriotit dhe aventurën e kërkimit të saj nga dy historianë shqiptarë.

Një tjetër prezantim vjen nga shkrimtari Besnik Mustafaj me romanin e tij më të ri “Në Mëni të njëri tjetrit“ i cili është tërhequr shumë në edicionin e 28 të Panairit të Librit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›