Edicioni i 68-të në majin e 2024-s, Suedia organizon në Malmo, Eurovizionin

Arena e Malmos në qytetin suedez me të njëtin emër do të jetë vendi ku në 7, 9 dhe 11 maj të vitit të ardhshëm do të mbahet edicioni i 68-të i Festialit Evropian të Këngës, Eurovision.
Kjo u vendos pasi organizatorët suedezë zhvilluan bisedime me autoritetet e një sërë qyteteve, përfshi kryeqytetin Stokholm, për zhvillimin e Eurovizionit.
Sipas organizatorëve qyteti bregdetar në jug të Suedisë ofron kushtet e duhura për mbajtjen e festivalit si dhe akomodimin e mijëra delegacioneve dhe adhuruesve.
Martin Österdahl, supervisor ekzekutiv i Eurovizonit u shpreh se Bashkimi Evropian i transmetimeve ishte i kënaqur me idenë se Festivali do të mbahet për të tretën herë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.
Malmo ka një vend special në historinë e Eurovizionit, pasi mbajtja e Festivalit atje në vitin 1992 dhe 2013-n ishte i suksesshëm.
Suedia fitoi të drejtën për të organizuar Eurovizionin dhe pritur pjesëmarrësit pasi këngëtarja e saj Loreen fitoi edicionin e këtij viti me këngën “Tattoo”.
Kjo ishte hera e dytë që Loreen u shpall fituese e Festivalit, dhe hera e shtatë që në Suedi do të mbahet Eurovizioni.
/rtsh.al/