Edicioni i 7-të i filmit “Giffoni Shqiperia”, ndahen cmimet
TIRANË- Edicioni i shtatë i festivalit të filmit për të rinj “Giffoni Shqipëria” është mbyllur mbrëmë me një ceremoni çmimesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Të rinjtë e Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës, qytete në të cilat bëri rrugëtimin e tij edicioni i shtatë, kanë votuar për të zgjedhur filmat më të mirë për çdo kategori.
Të rinjtë shqiptarë dhe juria ndërkombëtare që mbërriti në Tiranë nga Italia dhe Maqedonia, kanë zgjedhur si filmin më të mirë për kategorinë mbi 13 vjeç “Njerëzit prej dëbore”, një prodhim amerikan i vitit 2010 me regji të Robert Kirbyson, ndërsa kategoria mbi 16 vjeç kanë votuar filmin “Të jetosh në përjetësi”, një bashkëprodhim spanjollo-anglez me regji të Gustavo Ron.
Çmimi tradicional “Xhanfise Keko”, për një personalitet që ka kontribuar në filmat për fëmijë, i ka shkuar operatorit të njohur Saim Kokona.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)