E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic: Të zbatohen marrëveshjet me Prishtinën

BEOGRAD- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, vlerëson se marrëveshjet e arritura me Prishtinën, nuk cënojnë interesat e serbëve të Kosovës dhe se të gjitha organet shtetërore, duhet t’i zbatojnë vendimet e shtetit të tyre.

Këto komente u bënë pasi përfaqësues të serbëve nga institucionet paralele, në pjesën veriore të Kosovës, kanë deklaruar se marrëveshjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, janë në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe se nuk do të lejohet zbatimi i tyre në katër komuna në veri, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

“Ne si shtet kemi ndaluar çfarëdo lëvizje, e cila do ta shkelte Kushtetutën tonë ose do ta vërtetonte të ashtuquajturën shtetësi të Kosovës. Të gjitha të tjerat, janë interpretime të subjekteve të caktuara politike nga veriu i Kosovës, që në këtë moment janë qëllim-këqija dhe të dëmshme për interesin shtetëror të Serbisë”,- ka thënë Stefanovic.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›