E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Edicioni i tretë i “Country Fest”, atmosfera e fshatit në qytet, protagonistë artistët e vegjël

Muzikë, buzëqeshje dhe entuziazëm. Në këtë mënyrë u përcoll edicioni i tretë i “Country Fest” në Lezhë, një event muzikor me protagonist fëmijet.

Talentet e vegjël kthyen në vëmendje artin dhe muzikën country duke krijuar një atmosferë argëtuese jo vetëm për protagonistët, por edhe për vetë pjesëmarrësit e shumtë që e ndoqën nga afër.

Country Fest sjell atmosferën e fshatit në qytet, ndaj dhe fëmijët duhet të duan sa më shumë fshatin, thotë përgjegjësia e Qendrës Kulturore Gjergj Lacaj në Lezhë, Mimoza Xhafa.

E gjithë atmosfera, skenografia dhe veshjet e fëmijëve ishin një ansambël që prezantonte më së miri një mënyrë të re për të aktivizuar fëmijët dhe për t’i argëtuar ata. Country Fest” zgjati për rreth 1 orë duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta vere.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›