E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ricky Martin promovon Shqipërinë, temperaturat e nxehta i kalon në Durrës

Ylli i muzikës latine Ricky Martin ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme. Por mesa duket as këngëtari portorikan nuk i ka rezistuar dot temperaturave të larta dhe ka zgjedhur Durrësin për të kaluar disa orë relaksuese.

Në rrjetin social të tij Instagram nuk ka hezituar të promovoj Shqipërinë. Ricky Martin do të performoj ditën e nesërme hitet e tij më të famshme. Kjo është hera e parë që ai viziton Shqipërinë.

Gjatë performancave të tij në Sheshin “Skënderbe” ai do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike të Teatrit të Operës së Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›