Rikthehet biblioteka e vjetër e Tiranës, Edi Rama: Nxjerrim nga errësira librat e rrallë

Kryeministri Rama ka vizituar qendrën e të librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit.
Qendra e librit e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, është rikthyer në shërbim të qytetarëve duke ofruar libra të rrallë dhe salla leximi.
Kjo qendër ka në brendinë e saj, sallat e leximit mbi historinë dhe kulturën franceze, italiane, angleze dhe franceze.
Gjithashtu një nga sallat e veçanta në këtë qendër të librit është salla mbi historinë bizantine dhe post-bizantine.
Librat e përzgjedhur në këtë qendër po i nënshtrohet procesit të digjitalizimit përmes skanimit, një proces që sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti është duke vijuar.
Ndërkaq, në videon e shpërndarë mbi vizitën e tij në këtë qendër, Rama shkruan se godina i rikthehet publikut duke nxjerrë nga errërisa libra të rrallë të shumë dekadave nga bodrumet e regjimit komunist.
“Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, e cila pas dëmtimeve nga tërmeti, i rikthehet publikut më e bukur e më e pasur, me libra të rrallë që janë nxjerrë nga errësira e shumë dekadave mbyllur në bodruma a në thasët e konfiskimeve të regjimit komunist, falë investimit të Qeverisë Shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”, shkruan Rama.
/rtsh.al/