E Enjte, 5 Nëntor 2026

Edicioni i tretë i “Tiranathlon”, garues nga 18 vende të botës i bashkohen aktivitetit sportiv

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë: SPRINT – MESHKUJ 1.Panagiotis Polyzos 2.Kivanc Sahinkaya 3.Angelos Vozikis SPRINT – FEMRA 1.Iva Pavlovic 2.Evelina Bobujani 3.Danai-Elina Makridaki OLYMPIC – MESHKUJ 1.Borislav Palashev 2.Strahinja Trakic 3.Albion Ymeri OLYMPIC – FEMRA 1.Anastasia Peycheva 2.Konstantina-Nantia Zyntzanaki 3.Gergana Stoyanova OLYMPIC RELAY 1.Eduard Dalla 2.Miti Kote 3.Kristo Naci SPRINT RELAY 1.Bujar Bakiu 2.Dorian Hoxhallari 3.Julian Lekocaj Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›