E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edinson Kavani mund te behet sot lojtar i Paris SG

Edinson Kavani mund të bëhet pikërisht sot futbollist i Paris SG.
Mediat shkruajnë se një nga telenovelat më të mëdha të verës në tregun e futbollit përfundon këto 24 orë dhe se Kavani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të fitojë plot 10 milionë euro në sezon.
Napoli do të marrë 63 ose 64 milionë euro nga ky transferim dhe kjo do të thyejë rekordin e verës, 60 milionë eurot që Monako i pagoi Atletikos së Madridit për blerjen e sulmuesit tjetër, Radamel Falkao.
Gjithsesi, ky rekord edhe mund të thyhet nëse do të ketë lëvizje për Garet Bejlin dhe Kristiano Ronaldon.
Të presim çdo të ndodhë tani me Zllatan Ibrahimoviçin, i cili mund të largohet.
Ndërkaq, agjenti i mbrojtësit Tiago Silva ka deklaruar se lojtari i tij nuk do të largohet nga klubi parizien.
Veçse, trajneri Blank po mendon edhe për lojtarin ofensiv të Romës, Markinjo.
Vetë futbollisti pëlqen Barcelonën, e cila po bisedon me klubin italian, ndërsa shpenzimet mund të arrijnë në 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›