E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A Juventus kerkon titullin e trete radhazi

Të gjithë në ndjekje të Juventus.
Kampionati italian bëhet gati për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe një herë Juventus do të jetë skuadra për t’u mundur.
Klubi torinez ka bërë merkaton më të fortë gjatë kësaj vere me objektivin për të mbajtur titullin kampion për të tretin vit radhazi. 
Blerjet Karlos Tevez, Fernado Jorente e Anxhelo Ogbana kanë bërë që trajneri Antonio Konte të jetë i bindur te suksesi, madje të sulmojë edhe në Ligën e Kampioneve. 
Në radhë për të zbritur Juventus nga froni i kampionit të Italisë qëndrojë Milan, Inter dhe Napoli.
Milan ka vijuar me stradegjinë e tij për të rinovuar skuadrën. Lojtarët e rinj të afruar në këtë merkato pritet të plotësojnë ekipin e Masimiliano Alegrit me atë që i mungoi sezonin e shkuar. Edhe nëj herë arma më e fortë e Milan do të jetë Mario Baloteli, ndërsa pritet edhe rikthimi i El Sharauit në formën më të mirë.
Ndërkohë, Inter dhe Napoli kanë bërë merkaton më të mirë sa i përket trajnerëve. Valter Maxarri përballet me misionin e shtirë për të kthyer interistët te suksesi pas disa sezoneve për t’u harraur. 
Ndërkohë, Napoli ka ulur në pankinë një emër të madh si Rafael Benitez. Napolitanët kanë humbur Edison Kavanin, por trajneri spanjoll beson se me blerjet e fundit do të ketë në dispozicion një skuadër për titull. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›