Edison Konomi, deputeti më i ri i socialistëve
Edhe pse shpesh kemi pasur raste kur të zgjedhurit e pushtetit lokal heqin dorë nga mandati për tu zgjedhur deputet, këtë herë duket se ndodh ndryshe.
Gjon Bardhi nuk ka pranuar që të marrë mandatin e deputetit edhe pse emri i tij është i parë në listën e pritjes për qarkun e Durrësit. Bardhi, kryetar i Bashkisë Fushë-Krujë në këtë mënyrë ka refuzuar që të marrë mandatin e lënë nga Rudina Seseri
Zgjedhje e tij vjen edhe për shkak se nëse do zgjidhte mandatin e deputetit këtë detyre ai do ta ushtronte vetëm për 1 vit e gjysmë pasi zgjedhjet parlamentare nuk janë shumë larg. Ndërsa detyrën e kreut të bashkisë ai e ka marrë në maj të vitit të kaluar dhe do ta mbaj deri në maj të vitit 2015.
Mandat do ti kalojë Edison Konomit. Ai më parë ka mbajtur postin e kreut të PS-së për qarkun e Durrësit dhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar i pritet të marr dhe zyrtarisht mandatin.