E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Të besojmë në bashkëpunimin e klasës politike

“Duhet të besojmë në bashkëpunimin dhe dialogun e klasës politike”. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i pyetur nëse mosarritja e konsensusit në konferencën e kryetarëve tregon krisje të paktit PD-PS të arritur më 14 nëntor. Ndërsa ka kërkuar më shumë besim në dialogun e klasës politike shqiptare, Sequi duke rikujtuar se pikërisht dialogu është një nga kushtet e integrimit në familjen evropiane.
 

Ndërsa ka marrë pjesë në përurimin e rrugës "Bashkimi Evropian" dhe shkollës së re në fshatin Marqinet, Sequi i është referuar edhe tragjedisë së Gërdecit për të cilën ka kërkuar të shmanget zvarritja e procesit gjyqësor.
 

“Në vitin 2008 u shokuam nga shpërthimi në Gërdec. Ngjarja foli qartë për situatën ku punohej por edhe për drejtësinë. BE kërkoi të shmanget zvarritja e procesit gjyqësor. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar” ka theksuar Sequi ndërsa ka shtuar se BE-së do të japë mbështetje financiare për zonën e Gërdecit në ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›