E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita Tahiri kryeson dialogun Prishtine - Beograd

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne diten e dyte si kryeminister i rizgjedhur vendosi qe Edita Tahiri te jete udheheqese e delegacionit te Republikes se Kosoves per dialogun per ceshtje praktike me Serbine. Tahiri ne qeverine e re te Kosoves mban postin e zevendeskryeministres ndersa ne qeverine e kaluar ishte ministre e administrates publike. Ne nje komunikate per medie nga kryeministria thuhet

Dialogu me Serbine si shtete te pavarura dhe sovrane dhe zgjidhja e problemeve praktike eshte ne te mire te te gjithe qytetareve te rajonit dhe eshte vlere dhe standard evropian.

Kryeministri Thaci dialogun me Serbine e ka vendosur nder prioritetet e qeverise se tij mirepo akoma nuk behet e ditur data se kur do te filloje ky dialog. Qeveria ne Beograd ka kohe qe eshte shprehur se ata tashme e kane gati ekipin negoiciator per te hyre ne bisedime me Prishtinen dhe delegacioni serb do te kryesohet nga Borko Stefanoviq.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Mimoza Cika - Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›