E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Rrushi prezantohet si drejtori i ri i QSUT-së

Edmond Rrushi është prezantuar sot në postin e drejtorit të ri të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
 

Gjatë prezantimit ka qënë i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo i cili ka theksuar se kandidatura e Rrushit u përzgjodh mes tre kandidaturave të tjera. Ai ka theksuar se për zgjedhjen e drejtorit të ri u zbatua edhe ligji për arsimin e lartë.

Edmond Rrushi ka mbajtur postin e nëndrejtorit të ALUIZNI-t. Ai do të zëvendësojë  Saimir Ivzikun i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë për arsye personale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›