E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Greqisë, Bullgaria pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Integrimi i Maqedonisë tashmë ndodhet në duart e Bullgarisë, si një tjetër pengesë në rrugën e saj europiane.Një fakt i tillë është theksuar nga Eurokomisioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle, ku ka theksuar se Bullgaria është pengesa tjetër për Maqedoninë në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
 

“Në BE shumë shpesh po dëgjohet për kompleksitetin e marrëdhënieve të Maqedonisë me Bullgarinë. Ajo që është me rëndësi është se të gjithë fqinjët janë të rëndësishëm për një vend kandidat që dëshiron të kyçet në BE. Rasti i marrëdhënieve me Greqinë është i qartë, kontesti i emrit që duhet të zgjidhet. Po dëgjoj një numër të madh të deklaratave të përfaqësuesve bullgar që i kushtojnë rëndësi problemeve në raport me Shkupin, dhe kjo duhet të ketë zgjidhje, përmes politikanëve të të dyja vendeve”, deklaroi Fyle.
 

Sipas tij, rruga drejt BE-së kalon përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore. Eurokomisioneri për Zgjerim, Fyle, çështjen e marrëdhënieve fqinjësore e ka nënvizuar edhe dje gjatë qëndrimit të tij në Shkup, duke theksuar se ajo është pjesë e rëndësishme e dialogut paraprak për anëtarësim në BE dhe pjesë e raport-progresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›