E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edona enigmatike

Përpos aktrimit, ajo është edhe njëra prej këngëtareve më të kërkuara në Prishtinë. Aktorja dhe këngëtarja Edona Reshitaj flet për Express. Nuk i pëlqen të flasë për jetën e saj private dhe thotë se është e angazhuar në shumë projekte si teatrore, ashtu edhe muzikore. Nga Ardian Jasiqi më 27 janar 2011 në ora 16:38

Edhe pse është një fillim viti, aktorja dhe këngëtarja Edona Reshitaj vazhdon që të këndojë me të njëjtin ritëm.

Nga muzika ‘live” atë e gjen duke aktruar në skenën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës por edhe në skenën e teatrit “Dodona”.

Ajo luan ndonjëherë serialet kosovare, përderisa një ndër këto seriale më të njohura është seriali “Spitaliks”, ku ajo luan rolin e motrës medicionale. Kurse në supe mbart edhe role të ndryshme humoristike.

“Po vazhdoj të punoj me një ritëm të ngjeshur të punëve. P.sh. sonte (e mërkurë) kam muzikë në një vend në Gërmi, nesër (sot) jam në skenën e teatrit ‘Dodona’ me shfaqjen ‘Stjuardesat’ ndërkaq të premten dhe të shtunën jam në Teatrit Kombëtarë në shfaqjen ‘Rock’n’roll”, thotë ajo për Express.

Në shfaqjen “Rock’n’roll ajo është paraqitur në javën e dytë të këtij viti, ku është dhënë edhe premiera e kësaj shfaqje, por Reshitaj thotë se ajo është edhe në një proces të përfundimit të studimeve mastar të saj.

“Jam në përfundim të studimeve mastar dhe tani për të diplomuar duhet që të punoj në një film. Ende nuk jam përcaktuar së çfarë duhet të bëj, por duhet të shoh çfarë të bëj në të ardhmen”.

Edonën mund ta gjeni edhe nëpër lokale të ndryshme të muzikës duke kënduar “live”. Thotë se për të është një “kënaqësi të kënduar live”.

“Sidomos kur i këndoj këngën e repertorit tim të cilat janë edhe këngë që unë i dua më së shumti”, thotë ajo.

Mirëpo, ajo ende nuk ka vendosur që të bëj ndonjë album apo diçka tjetër.

“Sa i përket realizimit të ndonjë albumi apo këngë time, gjithmonë mendoi për të realizuar së pari një e më vonë edhe këngë të tjera por pasi që kam një 24 orësh të ngjeshur ende nuk kam arritur që ta bëj këtë”, thotë Reshitaj.

Sipas saj, koha është ajo që asaj po i mungon më së shumti dhe mu për këtë ajo nuk ka arritur që të bëj një këngë ashtu sikurse ka dëshirë ajo. Nga ana tjetër, Reshitaj është parë edhe në disa seri kohëve të fundit, kryesisht në komedi, por kur pyetët për jetën e saj private ajo ngurron të flet.

“Është një diçka që nuk më pëlqen me fol, kështu që edhe kësaj radhe nuk po zbuloi asgjë”, thotë ajo.

Ajo thotë se jetën e saj private ka dëshirë që ta ruaj vetëm për vetën e saj, ndërkaq për ata që e adhurojnë këngëtaren mund ta gjejnë qoftë duke kënduar nëpër lokale të ndryshme nëpër Prishtinë, por edhe duke aktruar në dy teatrot më të njohura në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›