E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendetesia ne kaos klima veshtireson diagnozat

Semundje te reja nderlikim te semundjeve aktuale e deri ne veshtiresi te vendosjes se diagnozave keto jane vetem nje pjese e pasojave qe po sjellin ndryshimet klimaterike. Organizata Boterore e Shendetesise po trajnon specialistet e shendetit publik ne Tirane. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i pranishem dje ne seminarin e pare trajnues eshte shprehur Ndryshimet e medha kane qene ne syte e publikut. Kemi pasur momente te perballjes me permbytje me thatesira te medha ndotje atmosfere elemente te ndotjes urbane dhe per nje specialist te shendetit publik kalkulimi i veprimit te menjehershem i tyre mbi nje faktor konstant qe eshte njeriu kerkon vleresime shkencore.

Disa nderhyrje te karakterit teknik si instalimi i dy qendrave te monitorimit te ajrit ne ISHP per te verejtur cilesine dhe ndotjen e ajrit edhe ne periudha te ndryshme te vitit dhe lidhja e tyre me fenomene te karakterit te katastrofes natyrore dhe sjelljeve epidemiologjike te popullates na japin mundesite te vleresojme saktesisht shkencerisht pritshmerine dhe veprimet tona per tu dale perpara.

Sipas te dhenave projekti ecen ne rrugen e hartimit te nje plani veprimi te pare ne Shqiperi per te pasur te gjitha instrumentet ne te gjithe sistemin shendetesor por dhe te dikastereve te tjera dhe ne fund rezultantja eshte te mbrojme shendetin e njerezve ndaj ketyre fenomeneve qe kane ndryshuar sjelljen e patologjise kudo ne bote e qe jane bere shqetesim madhor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›