E Diel, 1 Nëntor 2026

Eduard Selami: Shtëpia e ndarë nuk qëndron, duhet pozita e opozita

Ish kryetari i PD-së, Eduard Selami, prej vitesh larg Shqipërisë, duke folur për situatën e fundit politike të krijuar në vend, vlerëson se demokracia është një shtëpi e përbashkët ku ka vend për pozitën dhe opozitën.

Gjatë një interviste për VOA, Selami ka deklaruar se "shteti ligjor ka nevojë për zbatimin e ligjve. Kur acarohet jeta politike minimizohen arritjet e demokracisë.
Në demokraci ka vend për pozitën dhe opozitën"- duke shtuar se një shtëpi e ndarë nuk mund të qëndrojë.

Sipas tij, klasa politike duhet të mbajë parasysh këtë gjë dhe të kuptojë se demokracia ka nevojë për dy palë dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.

"Mungesa e etikës jo vetëm lë shijë te keqe, por është mungesë respekti për institucionin dhe mungesë fokusimi për problemet reale. Pa dialog dhe pa respekt reciprok mes forcave nuk ka përparim të qëndrueshëm, që u takon gjithë shqiptarëve"- ka thënë Selami.

Më tej, ai ka shtuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë, ndonëse ajo nuk është përfunduar. "Pavarësisht nga acarimet, në përgjithësi Shqipëria ka ecur në rrugë të drejtë, me përjashtim të disa incidenteve që duheshin evituar. Megjithatë unë mendoj se Shqipëria po i afrohet familjes evropiane", ka thënë ai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›