Pas Dulakut, edhe Kokëdhima, padi per shpifje S.Berishës
Pas firmes Edil Al It, eshte firma 2K qe ngre padi per shpifje ndaj S.Berishes. Juristet e firmes se biznesmenit te njohur Koco Kokedhima, jane duke pergatitur dokumentacionin dhe po formulojne sot padine per shpifje ndaj kreut te qeverise shqiptare.
Zyra Juridike e 2K nuk deshironte te jepte komente rreth kesaj padie. Sipas drejtorit te 2K, juristit Alban Mesonjesi, kjo nuk eshte padia e vetme qe kjo firme ka bere ndaj egzekutivit.
"Si edhe ne rastet e tjera, preferojme qe gjykata te lihet e qete te bej punen e saj bazuar ne argumentimet e paleve dhe ne ate qe percakton ligji', - tha z.Mesonjesi.
Sipas S.Berishes, Kokedhima dhe Dulaku, jane ne krye te asaj qe ai i lejon vetes ta quaje "mafia punisto-mafioze e Edvin lakuriqit", madje keta te dy dhe disa te tjere qe kryeministri i ka ne dosjet e tij "jane nder mafiozet me te rrezikshem ne Ballkan e me gjere". Kyeministri i vendit i ka premtuar popullit shqiptar, se "do ti shkule dhembet me dare mafies".
Kokedhima dhe Dulaku jane pronaret e mediave kritike ndaj qeverise, Shekulli dhe Vizion Plus.
******
Perfaqesues ligjore te kompanise se ndertimit Edil Al It, dorezuan dje ne Gjykaten e Larte, kerkesen per gjykim per kryeministrin e vendit.
Kompania ne fjale drejtohet nga Artan Dulaku, te cilin S.Berisha e renditi ne krye te sulmeve te tij te paprecedenta verbale ca dite me pare duke e quajtur madje edhe "don Dollaku".
Juristet e kompanise ne fjale, nje nga taksapagueset me te medha ne vend, thane sot pasdite per Shekullin se ne kerkese eshte bere edhe intepretimi perkates se pse kerkesa eshte derguar ne gjykaten e larte dhe jo ne prokurori.
"Kerkesa per gjykim per shpifje ndaj shtetasit Sali Ram Berisha, aktualisht kryeminister i vendit, mbeshtetet ne nenin 55 te Kodit te Procedures Penale, - thuhet ne deklaraten e juristeve te kompanise".
"Don Dollaku, Tan Dollaku, ne zemer te Tiranes ka pervetesuar me firme te Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore" - tha S.Berisha ne fjalimin e tij mes te tjerash.
Padia e sotme eshte shoqeruar me nje deklarate per media ku thuhet:
"...Kompania Edil Al shpreh shqetesimin e saj per klimen e krijuar pas sulmeve te pabaza, tendencioze dhe te paskupullta qe kryeministri i vendit, z. Sali Berisha dhe qeveria e tij po ndermarrin ndaj saj.
Kompania Edil Al i ben thirrje gjithe opinionit publik ne vend, Presidentit te Republikes , Trupit Dimplomatik, organizmave ne mbeshtetje te biznesit, institucioneve nderkombetare se veprimi i qeverise shqiptare per te sulmuar nje kompani private biznesi per kapital thellesisht politik, eshte nje agresion i mirefillte dhe nje alarm i forte per fatin qe ka demokracia ne Shqiperi".
Kompania Edil Al po sulmohet thjesht dhe vetem se eshte bashkeaksionere ne media te pavarura, te cila nuk bejne pjese ne klanin e mediave te vene nen kontrollin e rrepte politik te qeverise. Vizion plus, Paketa digitale tring, Gazetat Albania dhe Korrieri kane qene dhe mbeten te pavarura, ne ruajtje te parimeve te mirefillta profesionale, gje e cila nuk i ka shkuar per shtat qeverise - shton deklarata
*****
DICITURA E FOTOS
Kryeministri Sali Berisha gjate nje debati ne nje takim me shoqaten e ndertuesve shqiptare e cila perfaqesohej nga Artan Dulaku (ne foto).
Ndertuesit kane kerkuar nga kreu i ekzekutivit te shtyhet edhe per dy jave projektligji per tatimet, i cili do te hidhej asokohe per votim ne Kuvend. (takimi eshte zhvilluar ne 16 prill 2007).
Artan Dulaku, nje nga ndertuesit me te medhenj ne Shqiperi dhe pronar i Vizion Plus, bashke me Koco Kokedhimen, biznesmen dhe botues i Shekullit, jane vene disa here ne qender te sulmeve ekstreme verbale nga S.Berisha