E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimi i 8 dhjetorit, PD: 500 mijë persona të pranishëm në miting

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mitingun e organizuar në sheshin "Skënderbej" me rastin e Ditës së Rinisë dhe të pluralizmit në Shqipëri duke theksuar se 500 mijë persona kanë qënë të pranishëm. Sipas PD-së ky ka qënë mitingu më madhështor i organizuar në këtë shesh gjatë këtyre 19 viteve pluralizëm.
Pasditen e sotme sheshi "Skënderbej" u vesh në blu nga flamujtë dhe ndriçimi spektakolar. PD-ja dhe aleatët e saj dhe qytetarë përkujtuan me një miting festiv ditën e 8 dhjetorit të lëvizjes studentore të 1990.
"Ëndrra që ne bëjmë realitet" ishte slogani i cili përmbante aktiviteti i organizuar në këtë shesh duke paraqitur edhe pamje të cilat treguan hapat e Shqipërisë drejt Evropës dhe demokracisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›