Eduardi: Të qëndrojë më i miri

30/01/10 16:08
Ankthi i ecurisë së spektaklit e kryesisht momenti i nominimit, duket se i ka kapur të gjithë banorët, ku dikush e shpreh më shumë e dikush më pak. Biseda në lidhje me nominimet e mundshme, vazhdon të jetë një prej temave më të trajtuara mes banorëve, kryesisht të bëra në mënyrë konfidenciale. Seldi dhe Eduardi, si të gjithë, përfshihen në këtë bisedë. Të dy djemtë ndajnë të njëjtin mendim se në fillim duhen nominuar e ndoshta eleminuar banorët më pak aktivë ose sic e shprehin ata, më pak të mirë. Eduardi e komenton mbajtjen në lojë si një mënyrë që të mos pendohet më vonë. Ai shprehet se duhet të mendohet mirë për këtë zgjedhje deri në momentin e fundit e të mos gabojë në gjykimin e tij. Eduardi tregon se ka kuptuar se disa nga banorët kanë ndërmend të nominojnë më të aftin e më tëmirin, duke e eleminuar kështu që në fillim nga loja e për të patur rrugën të lirë. Sipas tij, kjo gjë nuk është e ndershme sespe në lojë duhet të jenë më të mirët, ata që e meritojnë vërtetë. Edhe Seldi është dakord me këtë ide dhe shprehet njësoj si Eduardi lidhur me këtë gjë. Ai e pyet edhe nëse ka përzgjedhur ndonjë për të nominuar dhe Eduardi i përgjigjet se anon kryesisht nga vajzat, pa i dhënë më shumë informacion. Gjithashtu, ai shton se të tjerët nuk duhet ti shohin se po bisedojnë mbi këtë sepse mund të mendojnë se po komplotojnë kundër të tjerëve.