Edukatorja: Kerkuam vaksinimin, por na u mohua
Drejtoria e Shendetit Publik ne Elbasan ka percaktuar kontaktin e personave te semure me ata te shendoshe, si shkak te perhapjes se hepatitit viral ne Cerrik dhe Elbasan. Sipas edukatores ne lagjen "5 Maji", Pranvera Shuti, rastet me verdhez jane shfaqur ne muajin gusht ende pa u celur shkolla. Madje ajo tregon se e ka zbuluar vete rastin e femijes se semure, pasi prinderit nuk kane treguar. "Ne njoftuam strukturat e shendetesise te cilat bene kontrolle dhe vertetuan se kishte probleme me higjienen ne familjet e tyre", thote edukatorja. Madje nga hepatiti rrezikohet edhe personeli. "Pas identifikimit te rasteve shkuam ne spital dhe kerkuam te vaksinohemi. Por ata nuk na ndihmuan duke na thene se femijet kane hepatitin A, qe nuk ka vaksine", vijon Shuti. Edukatorja ve ne dijeni se lagja ka probleme te medha me infrastrukturen, kanalizimet, gropat septike etj. "Ne kerkojme nga shendetesia qe te sjellin me shume dizinfektante dhe gelqere. Ne jemi munduar qe femijet e kopshtit te kene nje banjo te vecante", thote edukatorja per gazeten.
F.S.
F.S.