Brazhda: Specialiste per te verifikuar rastet
Drejtori i Shendetit Publik ne Elbasan, Fadil Brazhda, deklaron se strukturat e shendetesise kane identifikuar dy vatra te shperthimit te hepatitit viral. Sipas tij pas analizave te kryera me ndihmen e specialisteve te Institutit ne Tirane, eshte arritur ne konkluzionin se kjo semundje eshte perhapur nga kontakti me personat e semure. "Te raportuar nga sektori i sherbimit epidemiologjik, nga sherbimi i pediatrise dhe nga te dhenat e spitalit, rezulton se ne gjate kesaj periudhe, kemi dy vatra me hepatit A. Duke marre ne analize kete problem, Drejtoria e Shendetit Publik ne koordinim edhe me Institutin e Shendetit Publik, i cili dergoi specialiste te posacem per kete problem, kemi analizuar rastet dhe kemi arritur ne konkluzionin se keto raste kane kontakte epidemiologjike me njeri-tjetrin.
F.S.
F.S.