Te pastrehet e "Maternitetit te Ri", bonus qiraje
Bashkia e Tiranes ka vendosur nje bonus qiraje per familjet qe iu prishen shtepite prane Maternitetit "Koco Gliozheni", si pasoje e projektit te rehabilitimit te Lanes. Burime nga bashkia Tirane bene te ditur se bashkia do t'u paguaje nje pjese te qerase mujore vetem 25 familjeve, nga 70 te tilla qe ishin ndertuar ne kete zone. Nje gje e tille ndodh per shkak, se vetem 25 familje qe iu prishen shtepite, kane dorezuar kerkesat dhe dokumentacionin e rregullt ligjor te pronesise, prane bashkise se Tiranes. Po sipas ketyre burimeve, shuma qe do t'u paguhet ne muaj ketyre familjeve, do te varioje nga 6 deri ne 8 mije leke te reja per cdo muaj. Vendimi per trajtimin me bonus strehimi per disa familje te cilat mbeten te pastreha, si pasoje e projektit te bashkise se Tiranes, per rehabilitimin e shtratit te Lanes dhe te rrugeve paralel me te, eshte marre nga Keshilli Bashkiak Tirane, qe ne korrik te ketij viti dhe pritet te zbatohet ne fillim te muajit nentor. Nderkohe, pjesa tjeter e familjeve qe nuk kane paraqitur dokumente te rregullta per banesat e shembura nuk do kene asnje mbeshtetje nga ky institucion.
Kush perfiton
Familjet e pastreha nga fatkeqesite natyrore
Familjet e pastreha per shkak te vendimeve gjyqesore
Ato qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare
Familjet me shtepi ne rrezik shembjeje
Ato qe trajtohen me ndihme ekonomike
Jetimet e papune
Prinderit e femijeve qe kane lindur trinjake etj.
Kush perfiton
Familjet e pastreha nga fatkeqesite natyrore
Familjet e pastreha per shkak te vendimeve gjyqesore
Ato qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare
Familjet me shtepi ne rrezik shembjeje
Ato qe trajtohen me ndihme ekonomike
Jetimet e papune
Prinderit e femijeve qe kane lindur trinjake etj.