E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Murati: Ja e verteta ime per Kombetaren

Nga Arben Shemili
INTERVISTE EKSLUZIVE- Kohet e fundit eshte folur shume per terheqjen nga ekipi kombetar te futbollistit tone te shquar Edvin Murati,si edhe eshte perfolur neper gazeta per nje ndeshje lamtumire te organizuar nga federata shqiptare e futbollit,pikerisht ne ndeshjen me Hollanden, ndeshje e vlefshme per eliminatoret e kampionatit europian 2008. Per tu sqaruar rreth kesaj situate ne i morem nje interviste ekskluzive Muratit. Edvin dime qe jeni ne faze pergatitore me ekipin tuaj Panserraikos,ku po e zhvilloni dhe si ndjeheni fizikisht? - Po eshte e vertete prej disa javesh jemi ne faze pergatitore me ekipin,ndodhemi ne mal ne Nausa 1500 m. altitude,ketu jane akomuduar edhe shume ekipe te tjera te greqise,nje nga ato eshte edhe ekipi i shokut tim Alban Bushi Apollon. Po bejme nje faze pergatitore shume intensive me karakter fizik,ku nuk mungojne edhe stervitje deri 3 here ne dite,gjithashtu zhvillojme edhe ndeshje stervitore me ekipet e tjera.Klima eshte e mrekullueshme,kushtet gjithashtu. Sipas nje interviste qe na keni dhene per Albania-sport heren e fundit ne grumbullimin e kombetares para ndeshjes me Luksemburgun,ju keni thene qe se shpejti do te terhiqem nga kombetarja,cmund te na thoni per kete? - Po eshte e vertete qe jam shprehur qe se shpejti do te terhiqem nga kombetarja por nuk kam caktuar asnjehere nje date dhe me takon vetem mua personalisht ta vendos se kur,asnje tjeter nuk e ka kete te drejte. A keni pasur kontakte me stafin drejtues te federates per kete dhe a mund te na thoni si i keni maredheniet me ato? - Une nuk kam diskutuar asnjehere per terheqjen time me drejtuesit e federates,kur te vij momenti i duhur do te diskutoj me ta,sa per mardheniet e mija me drejtuesit e federates,ato jane te shkeqyera,sidomos me presidentin e saj Armando Duka. Po me stafin drejtues te ekipit kombetar si i keni mardheniet? - Me thene te drejten ato kane qene gjithmone te mira deri ne momentin para ndeshjes me Slovenine,pastaj mbas disa keqkuptimeve midis asistentit Shpetim Duro dhe trajnerit Baric ne lidhje me formen time (qe sipas Duros nuk jam aktivizuar rregullisht ne ekipin tim dhe kjo nuk ishte aspak e vertete,kete e ballafaqova me te dy trajneret ne Bullgari) gjithashtu edhe nga disa keqinterpretime te gazetave sportive, karriera ime me kombetaren ndryshoi menjehere gjithashtu edhe mardheniet me trajnerin Baric . Gazeta "Sporti shqiptar" ka dhene nje deklarate te sekretarit te federates Roland Mici, qe federata po organizon qe para ndeshjes me Hollanden te nderoje dy futbolliste te shquar te kombetares duke organizuar nje ceremoni per ti dhene lamtumiren ekipit kombetar,keto futbolliste ishin Besnik Hasi dhe Edvin Murati,a keni pasur ju ndonje lajmerim me telefon nga ana e federates per kete problem ? -Une nuk kam pasur asnje lajmerim nga ana e federates per kete problem dhe me duket absurde qe dikush te vendosi per mua daten se kur une do te terhiqem nga ekipi kombetar,ju a thashe kjo gje eshte vetem nje e drejte e imja,nuk e besoj qe asnje ne federate te kete parashikuar nje gje te tille,e para une jam nje futbollist ne aktivitet dhe akoma ne forme per te kontribuar per kombetaren time,kjo gje mund te ndodhi vetem me lojtare qe terhiqen perfundimisht nga futbolli (sic i themi ne ne gjuhen sportive,kur ti varim kepucet ne gozhde) dhe e dyta ku i dihet une mund te shkelqej ne kete sezon qe vjen me ekipin tim dhe keshtu qe ekipi kombetar mund te me shfrytezoje akoma per te me pasur ne gjirin e tij. Ne faqen e saj zyrtare federata shqiptare sqaron se nuk ka pasur asnjehere nje vendim te tille per ti bere ceremonine e lamtumires Edvin Muratit dhe i ben thirrje gazetave sportive qe te jene me te sakte dhe me te kujdesshem me shkrimet e tyre, vetem per Besnik Hasin eshte e konfirmuar nje gje e tille pasi eshte edhe deshira e vete futbollistit. A e keni lexuar nje gje te tille ? - Me thene te drejten nuk kemi aq shume kohe sa te ndjekim rregullisht te gjitha cfare dalin ne shtyp apo ne faqet e interrnetit pasi sic ju thashe jemi shume te ngarkuar me stervitje,por edhe ndonje gje e marr vesh nga miqte e mij ne Tirane nepermjet telefonit.Me behet qejfi qe federata ka sqaruar nje gje te tille per te mos i lene shteg keqinterpretimeve te shtypit, kjo me duket shume profesionale nga ana e federates. Atehere mund te shikojme nje Murati te shkelqyer kete sezon ashtu si edhe ai qe kaloi ? -Per kete jam duke punuar me shume profesionalizem dhe shume seriozitet dhe premtoj qe do te jem ne top forme dhe do te bej nje sezon te shkelqyer edhe me i mire se ai qe kaloi,pasi edhe demtimet e qe kam pasur ne fillim te sezonit i kam rekuperuar. Ju falemnderojme qe jeni gjithmone i gatshem per Albania-sport dhe ju urojme suksese. -Jeni faqja e sportit shqiptar me e mira dhe me profesionalja qe shikohet ne te gjithe boten,komplimente dhe faleminderit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›